Ndërlidhjet

Berlinalja hap dyert në kryeqytetin gjerman


Simboli i festivalit Berlinale.
Simboli i festivalit Berlinale.

Edicioni i 73-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin nis të enjten duke iu kthyer formatit të rregullt, pas kufizimeve të shkaktuara në dy vjetet e fundit nga pandemia e koronavirusit.

Këtë edicion pritet të shfaqen rreth 400 filma, si dhe do të ketë diskutime që këtë herë kanë në fokus ofrimin e mbështetjes për popullin e Ukrainës dhe Iranit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pritet të mbajë një fjalim në hapje të festivalit, përmes video-lidhjes.

Aktorja amerikane Kristen Stewart, e njohur për rolet e saj në filmat “Spencer” dhe “Twilight” është në krye të jurisë ndërkombëtare këtë vit.

Edicionin e këtij viti do ta hapë komedia "She Came to Me" e regjisores Rebecca Miller.

Në total, 19 filma janë duke garuar për çmimet kryesore, prej të cilëve gjashtë janë krijuar nën regji të grave.

Bashkë me festivalin e Kanës dhe atë të Venecias, Berlinalja është një prej festivaleve më të mëdha në botë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG