Ndërlidhjet

Biden do të shpallë strategji të re për luftimin e pandemisë


Julissa Vasquez, 23 vjeç, merr një vaksinë kundër sëmundjes COVID-19 në Arleta, Los Angjelos. Foto nga arkivi.

Administrata e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tre të katërtat e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Të dhënat u bën publike pasi Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Joe Biden, më 9 shtator do të paraqesë një strategji me gjashtë prioritete për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit.

Strategjia do të shpallet në përpjekje për të luftuar variantin Delta, që është shumë më ngjitës, si dhe në kohën kur hapja e shkollave ka ngritur shqetësime për një përhapje më të shpejtë të virusit.

Kthimi i fëmijëve në shkollë, shumë nën 12 vjeç ende, që nuk mund të marrin vaksina, ka rritur frikën se mund të ketë përshkallëzim të situatës epidemiologjike dhe si pasojë mësimi të ndërprehet.

Shtetet e Bashkuara kanë furnizim të konsiderueshëm me vaksina, por një pjesë e popullatës po heziton të vaksinohet.

Administrata e Biden tashmë po planifikon të ofrojë një dozë të tretë përforcuese për shkak të shqetësimeve për zvogëlimin e efikasitetit të vaksinës me kalimin e kohës dhe rreziqeve nga varianti Delta.

Varianti Delta gjunjëzon botën
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:05:54 0:00

Në zhvillime tjera, Spanja u bë vendi i rradhës në Evropë që miratoi një dozë të tretë të vaksinave COVID-19 për njerëzit me imunitet të dobët. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha këtë javë se po kryen një analizë të përshpejtuar të përfitimeve të një doze përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech për njerëzit plotësisht të vaksinuar të moshës 16 vjeç e lart.

Në Gjermani, parlamenti miratoi një sërë masash kundër koronavirusit më 7 shtator, me fokus në normat e shtrimit në spital në bazë të të cilave landet vendosin për kufizime.

Bundestagu gjithashtu miratoi rregulloret që u ofrojnë bazë ligjore punëdhënësve të pyesin nëse punonjësit në shtëpitë e pleqve, shkolla dhe qendrat e kujdesit ditor janë të vaksinuar.

Megjithëse punonjësit nuk mund të pushohen nga puna për shkak se nuk janë të vaksinuar, kjo mund të ndikojë në oraret e punës dhe obligimet, raportuan mediat gjermane.

Grupi i ndihmës Global Fund tha më 8 shtator se pandemia kishte një ndikim "shkatërrues" në luftën kundër HIV/AIDS, tuberkulozit dhe malaries në vitin 2020.

Ka pasur rënie "të madhe" në shërbimet e testimit dhe parandalimit të HIV-it, tha fondi në një raport.

Ndikimi i pandemisë në trajtimin e tuberkulozit gjithashtu ka ndikuar, thuhet në raport.

XS
SM
MD
LG