Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Bie numri i ekzekutimeve gjatë vitit 2017


Numri i ekzekutimeve dhe dënimeve me vdekje ka rënë në nivel global më 2017, pasi shifrat kishin arritur rekorde të larta në vitet e kaluara. Por, Irani dhe Pakstanin janë dy shtetet me më së shumti ekzekutime të kryera, ka thënë Amnesty International.

Orhanizata me bazë në Londër në raportin e fundit të titulluar “Dënimet me vdekje dhe ekzekutimet, 2017”, ka theksuar se disa masa pozitive, siç janë disa amendamente ligjore në Iran që kanë kufizuar dënimet për krimet që lidhen me drogën dhe numri më i ulët i dënimeve me vdekje në mbarë botën, kanë kontribuar që numri i ekzekutimeve të bie për 4 për qind, krahasuar më vitin paraprak.

Në vitin 2017 janë kryer 993 ekzekutime, që është shifër më e ulët nëse krahasohet me vitin 2015, që kishte shënuar numrin rekord të ekzekutimeve të njerëzve, gjithsej 1,600, ka thënë kjo organizatë.

Mbi gjysma e ekzekutimeve, apo 507 janë kryer në Iran, pasuar nga Arabia Saudite me 146, Iraku me 125 dhe Pakistani me 60 ekzekutime të konfirmuara.

Sidoqoftë, shifrat e publikuara në këtë raport, sipas Amnesty International nuk përfshijnë ekzekutimet e kryera në Kinë, që konsiderohet shteti që kryen më së shumti ekzekutime, por që nuk publikon numrin e tyre.

Të katën pesë persona nën moshën 18-vjeçe raportohet se janë ekzekutuar vitin e kaluar nën Iran, ndërkaq në Pakistan, të miturit vazhdojnë të presin në burgje, duke pritur dënimin me vdekje.

“Ne vazhdojmë të jemi shumë të brengosur me praktikën e dënimit me vdekje në Iran. Kjo është qartazi shkelje e ligjeve dhe standardeve ndërkobëtare”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, Chiara Sangiorgio, këshilltare për dënimet me vdekje në Amnesty International.

Të paktën 31 ekzekutime publike janë kryer në Iran, teksa ekzekutimi me varje vazhdon të të jetë metoda më e përdorur, njëjtë sikurse në Pakistan.

Si Irani ashtu edhe Pakistani kanë shënuar rënie të numrit të ekzekutimeve të kryera krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërkaq, në Afganistan, pesë persona janë varur, thuhet në raport, dhe duket se ky veprim është nxitur në përgjigje të numrit të shtuar të sulmeve terroriste.

Amnesty International ka thënë se në shumicën e vendeve ku njerëzit janë dënuar me vdekje ose janë ekzekutuar, dënimi me vdekje janë bërë në bazë të procedurave që nuk kanë respektuar strandardet ndërkombëtare për gjykim të drejt.

Në Evropë, Bjellorusia është shteti që ka ekzekutuar dy njerëz, pasi ata ishin gjetur fajtor për dhunim dhe vrasje.

“Ajo që më duket shteësuese është aplikimi i dënimit me vdekje në Bjllorusi dhe për mënyrën se si kryen ekzekutimet. Nuk ka njoftim paraprak. Familjarët e viktimave e kuptojnë se familjarët e tyre janë ekzekutuar kur shkojnë për t’i vizituar ata në burg”, thotë Sangiorgio.

Në mesin e zhvillimeve pozitive, në raportin e Amnesty International theksohet progresi në vendet e Afrikës, ku Guinea është bërë shteti i 20 në rajon që ka hequr dënimin me vdekje.

Përveç Guineas, Mongolia po ashtu ka hequr dënimin me vdekje për të gjitha krimet.

“Për mbi 40 vjet, ne kemi parë zhvillime të mëdha pozitive nga pikëpamja botërore sa i përket dënimit me vdekje, por ende duhet të merren hapa që këto praktika të ndalen”, thotë Salil Shetty, Sekretar i Përgjithshëm i Amnesty International.

“Dënimi me vdekje është simptomë e kulturës së dhunës dhe nuk është zgjidhja. Ne e dimë që duke kërkuar mbështetjen e njerëzve në mbarë botën, ne mund të sfidojmë këtë ndëshkim mizor dhe t’i japim fund dënimit me vdekje”, thotë Shetty.

Përgatiti: Mimoza Sadiku; Infografika: Lendi Susuri
XS
SM
MD
LG