Ndërlidhjet

Vdesin tre fëmijë pasi ranë në një liqe në Britani


Liqe në Londër. Fotogrfi ilustruese.
Liqe në Londër. Fotogrfi ilustruese.

Tre fëmijë kanë vdekur dhe një tjetër është dërguar në spital në gjendje kritike, pasi ranë brenda liqenit që në sipërfaqe ishte ngrirë, Babbs Mill Park, në Solihull të Britanisë së Madhe të dielën.

Djemtë e moshës 8, 10 dhe 11-vjeçare kanë vdekur, ndërsa kërkimet në liqe po vazhdojnë “për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe nëse dikush tjetër ka rënë në ujë”.

Mendohet se ata kishin luajtur në akullin e krijuar në sipërfaqe në liqenin e Babbs Mill Park, tha Policia.

Ata u dërguan me urgjencë në spital pasi u nxorën nga uji, por autoritetet britanike thanë se ishte e pamundur që të shpëtoheshin, duke shtuar se e kuptojnë se sa “shqetësuese është kjo për familjet dhe komunitetin e gjerë."

Temperaturat mendohet se kanë qenë -1 gradë celsius në momentin e incidentit, duke rënë në -3 gradë celsius gjatë natës.

"Mund të duket piktoreske[pamja e liqenit të ngrirë], por mund të jetë vdekjeprurëse", tha një punëtor shpëtimi. "Ju lutemi, ndihmoni që kjo të mos ndodhë përsëri".

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG