Ndërlidhjet

E ardhmja e Brexit-it e paqartë


May njofton se do të formojë Qeverinë e re të Britanisë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:00 0:00

May njofton se do të formojë Qeverinë e re të Britanisë

Partia Konservatore e kryeministres britanike, Theresa May, ka humbur shumicën parlamentare në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit.

Rezultati është një goditje e madhe për zonjën May, e cila ka shpresuar se do të forcojë pozicionin e partisë së saj dhe rrjedhimisht pozitën e saj në bisedimet për nxjerrjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Konservatorët siguruan 318 ulëse në Parlament, tetë më pak se minimumi prej 326 ulëseve, i nevojshëm për të zotëruar shumicën parlamentare. Labursitët opozitarë fituan 261 ulëse.

May u përball me thirrjet e opozitës për të dhënë dorëheqje, por ajo u zotua se do të mbetet në detyrë dhe do të sigurojë “qëndrueshmëri” për vendin.

Kryeministrja britanike, Theresa May
Kryeministrja britanike, Theresa May

Në këtë kohë, ajo që i duhet vendit më shumë se gjithçka është periudha e stabilitetit”, tha May.

Udhëheqësi i Laburistëve, Jeremy Corbyn, tha se May duhet të tërhiqet dhe t’i hapë rrugë formimit të një qeverie, e cila do të përfaqësonte të gjithë njerëzit e Britanisë.

Kryeministrja i thirri zgjedhjet, sepse donte një mandat. Mandati që ka marrë është humbja e ulëseve për Konservatorët, humbja e votave, humbja e mbështetjes dhe humbja e besimit”, tha Corbyn.

Jeremy Corbyn
Jeremy Corbyn

May, megjithatë, vizitoi të premten Mbretëreshën Elizabeth, nga e cila siguroi lejen për të formuar Qeverinë.

May tani do të duhet të kërkojë mbështetjen e partive më të vogla për formimin e Qeverisë.

May dhe Corbyn votojnë në zgjedhjet e përgjithshme në Britani
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:28 0:00

Disa udhëheqës të BE-së thonë se humbja e shumicës e Konservatorëve do t’i shtyjë negociatat për Brexit, të cilat duhet të nisin më 19 qershor.

Ata po ashtu thonë se rezultati zgjedhor rrit rrezikun e dështimit të negociatave.

Komisionari për Buxhet i Bashkimit Evropian, Günther Oettinger, i tha radios gjermane se bisedimet janë të pasigurta me një partner jo të fuqishëm negociues.

Na duhet një Qeveri që mund të veprojë. Me një partner të dobët negociues, ka rrezik që negociatat të bëhen keq për të dyja palët. Pres më shumë paqartësi”, tha Oettinger.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se shpreson se rezultati i zgjedhjeve në Britani nuk do të shkaktojë vonesa në fillimin e bisedimeve për Brexit.

Por, Michael Barnier, kryenegociator i BE-së për Brexit-in, tha se bisedimet duhet të nisin kur Britania të jetë e gatshme.

Përgatiti: Valona Tela

XS
SM
MD
LG