Ndërlidhjet

Disa të vrarë nga të shtënat në Çeki, autori i dyshuar më pas vetëvritet 


Gjashtë të vrarë në Çeki
Ju lutem të prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:46 0:00

Gjashtë të vrarë në Çeki

Gjashtë njerëz janë vrarë nga të shtënat në një spital universitar në Ostravë të Republikës së Çekisë, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Zyrtarët policorë u thirrën në spitalin e qytetit verilindor të Ostravës rreth orës 07:00, njoftoi Ministria e Brendshëm.

Sipas raportimeve, të shtënat kanë ndodhur në një klinikë traumatologjike.

I gjithë spitali u evakuua menjëherë.

Spitali në Ostravë, ku ndodhën të shtënat.
Spitali në Ostravë, ku ndodhën të shtënat.

Policia u vu menjëherë në kërkim të autorit të krimit dhe më pas njoftoi se personi i dyshuar kishte qëlluar vetën në kokë me armë zjarri, teksa ishte në një makinë derisa policia po kryente operacionin kundër tij.

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis e quajti incidentin si tragjik.

"Unë e di se katër persona u qëlluan për vdekje në vend dhe dy u plagosën rëndë, të cilët për fat të keq, më pas vdiqën", shtoi ai.

Raportet në mediat çeke menjëherë pas sulmit njoftuan se sulmuesi ishte një burrë me xhaketë të kuqe dhe ai hapi zjarr në një nga departamentet e spitalit.

Por, policia më pas njoftoi se ata e posedojnë emrin e sulmuesit, fotografinë dhe janë duke përdorur edhe helikopterë për ta gjetur atë.

Policia gjithashtu tha se kanë shtuar patrullimet në shkolla, qendrat tregtare, spitale e të tjera.

Ostrava është një qytet industrial në lindje të Çekisë, afër kufirit me Poloninë.

Sulmet me armë në Republikën e Çekisë janë të rralla, megjithëse pronësia e armëve është relativisht e lartë për shkak të popullaritetit të gjuetisë.

Javën e kaluar, Qeveria çeke humbi një sfidë ligjore ndaj një ligji të Bashkimit Evropian që kufizonte përdorimin privat të armëve gjysmë automatike, i cili u prezantua nga BE-ja më 2017 pas një sulmi të sulmeve militante islamike në 2015.

Qeveria në Pragë tha se ligji nuk do të bëjë asgjë për të rritur sigurinë.

Përgatiti: Kestrin Kumnova
XS
SM
MD
LG