Ndërlidhjet

Tre të vdekur nga përplasja e trenave në Çeki


Një pjesëtar i emergjencës qëndron para trenit të përfshirë në aksident në
Një pjesëtar i emergjencës qëndron para trenit të përfshirë në aksident në

Nga një aksident hekurudhor në Çeki kanë vdekur tre persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ndodhi pranë qytetit Domazlice në jugperëndim të Republikës së Çekisë.

Një tren ekspres nga Mynihu i Gjermanisë për në Pragë kaloi përmes një sinjali ndalimi dhe u përplas me një tren lokal udhëtarësh, thanë autoritetet çeke.

Të vdekurit përfshinin shoferët e dy trenave dhe një pasagjer.

Tetë persona u plagosën rëndë, ndërsa pesëdhjetë të tjerë pësuan lëndime më të lehta që nuk kërkojnë trajtim të menjëhershëm. Disa pasagjerë u dërguan me helikopterë në spitale, tha shërbimi rajonal i shpëtimit.

Një hetim është duke u zhvilluar për shkaqet e aksidentit.

XS
SM
MD
LG