Shpërthimi i zjarrit në një spital në Tetovë, spitalet në Kosovë të mbushura me pacientë me COVID-19, strehimi i përkohshëm i afganëve në Kosovë, shpallja e qeverisë nga talibanët dhe shënimi i 20-vjetorit të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara. Këto janë disa prej temave për të cilat Radio Evropa e Lirë ka raportuar në javën që po e lëmë pas, e të cilat po ua risjellim përmes këtij artikulli.
Në orët e mbrëmjes të 8 shtatorit, në një spital të përkohshëm në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, shpërtheu një zjarr. Nga ky incident vdiqën 14 persona dhe 12 të tjerë u plagosën.
Spitali i përkohshëm, që ishte ndërtuar për pacientët me COVID-19, u shkatërrua i gjithi. Dyshohet se zjarri u shkaktua nga shpërthimi i bombolave të gazit apo oksigjenit.
Për viktimat u mbajt edhe një marsh përkujtues, ndërkaq, disa zyrtarë, përfshirë edhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, dhanë dorëheqje pas incidentit.
Maqedonia e Veriut ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të hetuar shkaqet e këtij incidenti.
Javët e fundit, Kosova është përballur me rritje të rasteve me koronavirus, gjë që ka shkaktuar që edhe numri i atyre që po kërkojnë ndihmën e mjekëve të rritet.
Një infermiere kujdeset për pacientët e shtrirë në repartin e kujdesit intensiv në Klinikën Infektive të QKUK-së. Prishtinë, 1 shtator 2021.
Një infermiere, që ka folur për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, e ka pranuar se e ka të pamundur që t’i trajtojë të gjithë pacientët në mënyrën e duhur.
"Lodhje jashtëzakonisht e madhe. Të jesh motër që kujdesesh për 20 pacientë, kjo është diçka e tepërt. Të japësh terapi, të përcjellësh oksigjenin, temperaturën e shumë punë të tjera e kërkesa, të cilave duhet t’iu dalësh ballë”, ka rrëfyer ajo.
Sipas kësaj infermiereje, për shkak të mungesës së stafit, ka raste kur nuk mund t’u japë shërbimin e njëjtë të gjithë pacientë dhe me raste ata edhe mund ta pësojnë.
Më 8 shtator, Radio Evropa e Lirë qëndroi në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare. Atë ditë, aty po trajtoheshin tetë pacientë, të infektuar me koronavirus.
Në mesin e pacientëve ishte edhe një foshnje gjashtëmuajshe, që ishte infektuar nga nëna e saj.
Shyhretja mban këmbën e mbesës së saj, që është e sëmurë me COVID-19.
Pranë në klinikë i qëndronte gjyshja e saj Shyhrete Qollaku, nga Prizreni, e cila bëri apel për kujdes.
“Kisha bërë apel, të mos marrin pjesë në tubime ku ka njerëz shumë. Është rrezik, po bartet virusi te fëmijët. Të mos marrin pjesë në dasma, të mbajnë distancë”, u shpreh ajo.
Edona Peci, 16-vjeçare, pas përfundimit të nivelit fillor të arsimit, e kishte të pamundur që të vazhdonte shkollimin.
Peci, që i përket komunitetit ashkali, rrëfeu për Radion Evropa e Lirë sesa ishte në shkollë fillore kishte pas sukses të mirë dhe ëndërronte që një ditë të bëhej mësuese.
“Kur kam hyrë në klasën e parë dhe na pyesin arsimtarët se çfarë duam të bëhemi, unë u kam thënë se dua të bëhem mësuese. Deri në klasën e nëntë, jam munduar të mësoj shumë dhe gjatë shkollimit kam pasur suksesin e mirë. Por, tash e kam ndërprerë sepse nuk i kemi kushtet e mira. Jemi kallaballëk. Nuk e kam pasur veshjen e mirë, s’kam pasur mundësinë që të blej librat, fletoret dhe të udhëtoj (për në shkollë). Jam detyruar që të ndalem. Prapë kam dëshirë që të shkoj. Por, tash për tash nuk mundem”, tha Edona Rama për Radion Evropa e Lirë.
Familja e Edona Ramës jeton në këtë ndërtesë kolektive.
Sipas Ministrisë së Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit, 63 nxënës të komuniteteve rom, ashakli dhe egjiptian kanë braktisur vitin e ri shkollor 2020/21.
Kosova është zotuar se do të strehojë rreth 2,000 afganë të cilët kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe misionin e NATO-s. Aktualisht në Kosovë janë mbi 600 afganë, që po qëndrojnë në kampin e Bechtel-Enkas në Ferizaj, por edhe në kampin ushtarak amerikan Bondsteel.
Për dallim nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ku shtetasit afganë lejohen të dalin nga kampet, në Kosovë ata nuk gëzojnë një të drejtë të tillë.
Punëtorët duke vendosur tendat brenda kampit Bondsteel, në përgatitje për arritjen e shtetasve afganë. Kosovë 25 gusht 2021.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sqaroi për Radion Evropa e Lirë, arsyet se pse afganët që janë të strehuar në Kosovë, po mbahen të mbyllur.
"Për shkak të rrethanave në të cilat vendi ynë gjendet, për shkak të proceduarave deri në furnizimin e tyre me dokumentet e nevojshme, por edhe për shkak të pandemisë dhe sigurisë, momentalisht ata janë të lirë të qarkullojnë brenda komplekseve ku janë të vendosur. Ditëve në vijmë ne do të përgatitemi që t'ua mundësojmë edhe lirinë e lëvizjes", tha Sveçla.
Grupi militant i talibanëve, më 7 shtator njoftoi se ka shpallur qeverinë e re, pasi mori nën kontroll Afganistanin. Megjithatë, asnjë qeveri e huaj, deri më tani, nuk e ka njohur këtë qeveri.
Në përbërjen e qeverisë së re të talibanëve ka emra që janë pjesë e listave të terroristëve të Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara.
Qeveria e talibanëve do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund. Që prej vitit 2001 ai gjendet në listën e terroristëve të Kombeve të Bashkuara. Ndërkaq, fjalën e fundit në vend do ta ketë lideri supreme Mullah Haibatullah Akhunzada.
Në përbërjen e qeverisë së talibanëve është edhe Sirajuddin Haqqani që do të shërbejë si ministër i Brendshëm. Ai është lider i rrjetit Haqqani, që është fraksioni më i fuqishëm dhe më vdekjeprurës i talibanëve. Këtë rrjet, SHBA-ja e cilëson si organizatë terroriste.
Pavarësisht se talibanët ishin zotuar se qeveria e tyre do të ishte përfshirëse dhe e bazuar në ligjet islamike, në këtë qeveri të re të shpallur nga ky grup militant, nuk është përfshirë asnjë grua.
Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara kujtuan afër 3,000 persona që u vranë nga sulmet terroriste më 2001.
SHBA-ja kujton viktimat e 11 shtatorit
1/15Një grua vendos lule dhe një flamur amerikan në memoralin për viktimat e 11 shtatorit në Nju Jork, teksa Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste.
Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
2/15Familjarët e viktimave mbajnë fotografitë e familjarëve dhe miqve që humbën gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit, të cilat u kryen nga grupi terrorist, Al-Kaida. Nju Jork, 11 shtator 2021.
Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
3/15Dy persona përqafohen teksa marrin pjesë në ceremonitë për shënimin e 20-vjetorit të sulmeve terroriste në Nju Jork më 11 shtator.
Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
4/15Qytetarët nderojnë viktimat e 11 shtatorit. Kjo fotografi është shkrepur në ora 08:46, që përkon me kohën e njëjtë kur avioni i parë i rrëmbyer, goditi Kullën Veriore 20 vjet më parë.
Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
5/15Në ceremoninë përkujtimore në Nju Jork, mori pjesë presidenti Joe Biden, Zonja e Parë, Jill Biden, ish-presidenti Barack Obama së bashku me bashkëshorten e tij Michelle Obama, ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, ish-kryetari i Nju Jorkut, Michael Bloomberg dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë. Në mbarë SHBA-në, më 11 shtator, mbahen ceremoni, për të nderuar afro 3,000 qytetarët që humbën jetën 20 vjet më parë.
Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
6/15Ish-presidenti George W.Bush gjatë fjalimit në Shansvill të Pensilvanisë, ku u rrëzua fluturimi 93. Ai ishte president i SHBA-së në kohën kur ndodhën sulmet terroriste.
Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
7/15Ky oficer i bie këmbanës për të mbajtur një minutë heshtje gjatë ceremonisë përkujtimore në Memoralin dhe Muzeun e Qytetit të Nju Jorkut dedikuar viktimave të sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
8/15Disa persona gjatë ceremonisë përkujtuese për viktimat e sulmeve terroriste. Nju Jork, 11 shtator 2021.
Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
9/15Një fotografi, disa flamuj dhe lule janë vendosur në Memorialin dhe Muzeun për 11 shtatorin në Nju Jork.
Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
10/15Një grua vendos lule në Memorialin e viktimave të 11 shtatorit. Nju Jork, 11 shtator 2021.
Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
11/15Një vizitor ecën pranë Monumentit të Uashingtonit teksa flamujt amerikanë janë ulur në gjysmështizë për të nderuar viktimat e 11 shtatorit. Uashington DC, 11 shtator, 2021.
Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
12/15Qendra Botërore Tregtare e fotografuar nga Nju Xhersi. Kjo fotografi është shkrepur në 08:46, pikërisht 20 vjet pasi avioni i parë goditi njërën nga kullat në Nju Jork.
Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
13/15Një vajzë vendos flamuj dhe lule në Memoralin për viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork.
Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
14/15Zjarrfikësit marrin pjesë në ceremoninë për shënimin e 20-vjetorit të sulmeve terroriste. Nju Jork, 11 shtator 2021.
Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
15/15Në vigjilje të 20-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, në Qendrën Botërore Tregtare në Nju Jork, u ndozën dritat. Ky rrokaqiej gjendet pranë vendit ku para 20 vjetësh ndodheshin edhe Kullat Binjake.
Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
Previous slide
Next slide
Sulmet u kryen nga 19 pjesëtarë të Al-Kaidës, që rrëmbyen katër avionë pasagjerësh. Dy prej tyre u përplasën në Qendrën Botërore të Tregtisë, një goditi Pentagonin dhe një avion u rrëzua në një fushë në Pensilvani.
Në SHBA në 20-vjetorin e sulmeve, u organizuan një sërë ceremonish. Presidenti Joe Biden bëri thirrje për unitet të kombit amerikan.