Ndërlidhjet

Dy viktima të reja nga COVID-19 në Kosovë


Ilustrim.
Ilustrim.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan më 8 korrik edhe për dy viktima nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Viktimat janë nga komunat Gjilan dhe Pejë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se të enjten janë regjistruar edhe 8 raste pozivite me koronavirus, bazuar në 1.721 mostra të testuara në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Në 24-orëshin paraprak janë shëruar edhe 7 pacientë, ndërsa raste aktive janë 151.

Kosova, prej konfirmimit të rasteve të para në mars të vitit 2020, ka regjistruar në total 107,827 raste pozitive.

Prej tyre, 2.264 pacientë kanë vdekur dhe 105.412 janë shëruar.

Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars.

Deri të hënën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë dhënë 243.428 vaksina. Mbi 60.759 persona janë vaksinuar me nga dy doza.

XS
SM
MD
LG