Ndërlidhjet

Mbi 1.000 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë


Testimi për COVID-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. 20 Janar 2022.
Testimi për COVID-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. 20 Janar 2022.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në Kosovë janë regjistruar 1.030 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 2.829 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 36.40.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 580 pacientë.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 9.914.

Një treg i kafshëve në qytetin Vuhan të Kinës, ka qenë epiqendra e pandemisë së koronavirusit, sipas dy studimeve të reja që janë publikuar në revistën shkencore, Science.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus.

XS
SM
MD
LG