Ndërlidhjet

Kosovë: 35 të infektuar me koronavirus


Disa anëtarë të stafit mjekësor në Klinikën për Sëmundjet Infektive, në Prishtinë, më 27 nëntor 2020.

Në Kosovë të martën (12 tetor) janë regjistruar edhe 35 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Shifra bazohet në testimin e 2.193 mostrave.

Sipas raportit ditor për situatën epidemiologjike të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24-orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Numri i përgjithshëm i viktimave, që nga fillimi i pandemisë në mars të 2020-ës, është 2.972.

Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 79 persona ndërsa raste aktive janë 1.051.

Vaksinimi kundër COVID-19 ka filluar në muajin mars. Deri të martën janë dhënë mbi 1.4 milion doza.

Mbi 640.000 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

XS
SM
MD
LG