Ndërlidhjet

Edhe 269 raste të reja me COVID-19, njofton MSH


Në Kosovë në fillim të muajit gusht është shënuar rritje e numrit të rasteve të reja me COVID-19.

Të dielën (8 gusht) në Kosovë janë regjistruar 269 raste të reja me koronavirusin e ri, bazuar në 4.492 mostra të testuara, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Më së shumti të infektuar janë regjistruar në Prishtinë, 63 e pasuar nga Ferizaj me 25 dhe Podujeva me 24 të infektuar.

Sipas raportit ditor, më së shumti raste janë shënuar në grupmoshën 20-29 vjeç, përkatësisht 76 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Të shëruar nga sëmundja COVID-19 janë regjistruar edhe 25 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1.903.

Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 8 gusht 2021, Kosova ka regjistruar gjithsej 109,931 raste me COVID-19, viktima 2,271 ndërsa 105,757 pacientë janë shëruar.

Më herët, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) u bëri thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen fushatës së imunizimit kundër COVID-19.

“Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima”, thuhet në një postim të IKSHPK-së në rrjetin social Facebook.

Varianti Delta është shumë më ngjitës dhe po dominon rastet e të infektuarve në mbarë botën.

“Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe”, thotë IKSHPK.

Që prej fundit të marsit të vitit 2021, kur nisi procesi i vaksinimit, në Kosovë janë administruar mbi 480 mijë doza të vaksinës.

Në Kosovë, qytetarët mund të zgjedhin nëse duan të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca apo Pfizer.

Qeveria e Kosovës mëton që deri në fund të këtij viti të imunizojë kundër koronavirusit 60 për qind të popullatës.

XS
SM
MD
LG