Ndërlidhjet

Kosova regjistron edhe 20 raste të reja me COVID-19


Një infermiere punon brenda njësisë së kujdesit intensiv në Klinikën për Sëmundjet Infektive, në Prishtinë, 1 shtator 2021.
Një infermiere punon brenda njësisë së kujdesit intensiv në Klinikën për Sëmundjet Infektive, në Prishtinë, 1 shtator 2021.

Të premten (15 tetor) në Kosovë janë regjistruar edhe 20 raste të reja me koronavirus, bazuar në 1.467 mostra të testuara.

Në njoftimin ditor për situatën epidemiologjike të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Raste aktive janë 786 ndërsa nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 158 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej mbi 160,000 raste me koronavirus dhe 2,973 viktima.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit.

Deri të premten, mbi 656,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

XS
SM
MD
LG