Prezantimi i komunikatave të UÇK-së
Prokuroria është duke i vazhduar deklaratat e saj duke prezantuar komunikata të lëshuara nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.
Aty përmenden raste të vrasjeve të atyre që janë konsideruar bashkëpunëtorë të Serbisë dhe u bëhet thirrje tjerëve që të mos ndjekin atë rrugë.
Gjykata në pushim
Seanca vazhdon pas pak. Qëndroni me ne!
Sqarim për dënimin e kërkuar nga Prokuroria
Derisa jemi në pritje të rinisjes së seancës, kemi kërkuar një sqarim nga Gjykata lidhur me kërkesën e Prokurorisë për dënimin ndaj të akuzuarve.
Prokurorja West është cituar të ketë thënë - sipas përkthimit në gjuhën shqipe - se kërkohet "një vendim i vetëm prej 45 viteve".
Mirëpo, zëdhënësi i Gjykatës, Christopher Bennet i ka thënë Radios Evropa e Lirë se bëhet fjalë për kërkesë për dënim prej 45 vjetësh për secilin prej të akuzuarve - pra 180 vjet burgim në total.
Më poshtë po ua sjellim citatin e drejtpërdrejtë të prokurores West.
"Prokuroria Speciale ka kërkuar dënime për të dhjetë akuzat dhe dhënien e një dënimi të vetëm prej 45 vitesh bazuar në kontributet individuale në krimet (për të cilat akuzohen në aktakuzë) e kryera nga secili: Hashim THAÇI, Kadri VESELI, Rexhep SELIMI dhe Jakup KRASNIQI".
Rinis seanca
Prokuroria po vazhdon shpalosjen e deklaratave të saj dhe këtë pritet ta bëjë gjithë ditën.
Prej tani e tutje do të jeni bashkë me kolegen Mimoza Sadiku.