Gjykata në pushim
Dhomat e Specializuara kanë shkuar në pushim të drekës. Deri atëherë, lexoni në tekstin e mëposhtëm më shumë për procesin gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së:
Haxhiu: Kërkesa e ZPS-së për dënim, akt padrejtësie
Ish-ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, e konsideroi si “akt padrejtësie dhe një fyerje për viktimat shqiptare të luftës” kërkesën e ZPS-së që katër ish-eprorët e UÇK-së të dënohen me nga 45 vjet secili.
“Kjo nuk ka të bëj me përpjekje për drejtësi. Kjo është një orvatje prokuroriale për ndëshkim politik dhe selektiv ndaj një lufte të drejtë çlirimtare”, shkroi ajo në Facebook.
Haxhiu tha se Serbia ka kryer “krime lufte të dokumentarua” që janë të “regjistruara dhe dëshmuara nga bota mbarë”.
“E megjithatë Serbia nuk u përball kurrë me drejtësinë në mënyrë serioze. Kriminelët e saj u ricikluan në pushtet, u amnistuan e u privilegjuan”, shkroi ajo.
Rinis seanca
Pas pushimit të drekës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka rinisur seanca.
Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
Më poshtë ju sjellim të përmbledhur fjalën e prokurores West, e cila kërkoi burgim prej 45 vjetësh për secilin nga katër të akuzuarit: