Ndërlidhjet

Katër persona dënohen për vdekjen e 242 njerëzve në një klub nate Brazil


Policia braziliane duke ndihmuar të mbijetuarit pas zjarrit që shpërtheu në një klub nate në Santa Maria. Fotografi nga arkivi.
Policia braziliane duke ndihmuar të mbijetuarit pas zjarrit që shpërtheu në një klub nate në Santa Maria. Fotografi nga arkivi.

Katër persona janë dënuar në Brazil më 11 dhjetor për vdekjen e 242 njerëzve, të cilët vdiqën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një klub nate në vitin 2013.

Zjarri shpërtheu gjatë përformancës së një bendi në klubin, Kiss, në qytetin jugor Santa Maria si pasojë e fishekzjarrëve që u përdorën.

Një pjesë e madhe e njerëzve që ndodheshin në klub kishin vdekur si pasojë e panikut derisa tentonin të dilnin nga aty.

Shumica e të vdekurve ishin më moshë mes 17 e 30-vjeçare.

Më shumë se 600 u lënduan si pasojë e zjarrit.

Gjykata për këtë ngjarje shpalli fajtorë dy pronarët e klubit dhe dy anëtarët e bendit. Ata u shpallën fajtorë për vrasje dhe tentim vrasje. Dy anëtarët e bendit u dënuan me nga 18 vjet burgim.

Gjatë gjykimit dëshmuan 14 të mbijetuar dhe 19 dëshmitarë të tjerë.

Fatkeqësia, çoi në rishikim të rregulloreve të sigurisë në klubet e natës dhe vende të ngjashme në gjithë Brazilin.

XS
SM
MD
LG