Ndërlidhjet

Kryetarja e porsazgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Kryetarja e porsazgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Krejt çfarë ndodhi në vazhdimin e tretë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

  • Deputetët e Kuvendit të Kosovës rizgjodhën Albulena Haxhiun në postin e kryetares, por nënkryetarët nuk u hodhën në votim
  • Ligjvënësit kanë mospajtime për mënyrën e votimit të nënkryetarëve. Pengesë u bë edhe formulimi i përdorur nga Lista Serbe, që propozoi për nënkryetar Sllavko Simiqin
  • Formulimi “në emër të popullit serb” u pa si jokushtetuese nga kryetarja Haxhiu, që e shtyu seancën deri të premten
  • Bërja e Kuvendit të ri t'i hapte rrugë formimit të qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të ri
  • Zgjedhja e presidentit ka qenë në qendër të krizës politike këtë vit dhe mund të shkaktojë sërish zgjedhje të reja
11:44

Tani radha për zgjedhjen e nënkryetarëve

Deputetët tani do të votojnë për t’i zgjedhur pesë nënkryetarët e Kuvendit.

LVV-ja e ka propozuar Ardian Golën, PDK-ja Vlora Çitakun, LDK-ja Kujtim Shalën, Lista Serbe Sllavko Simiqin, ndërsa komuniteti joserb e propozoi Emilia Rexhepin.

11:36

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Deputetja Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit e legjislaturës së njëmbëdhjetë.

Ajo mori 62 vota për, 16 kundër, ndërsa 13 veta abstenuan.

Haxhiu, e cila ushtron edhe postin e presidentit nga 4 prilli, do të vazhdojë edhe më tutje këtë detyrë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Albulena Haxhiu ishte edhe kryetare e legjislaturës së dhjetë e cila u shpërnda më 1 korrik 2026.

Albulena Haxhiu.
Albulena Haxhiu.
11:32

Albulena Haxhiu kandidate për kryetare të Kuvendit

Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje e propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

11:19

Zemaj i LDK-së nuk pret që të përmbyllet konstituimi i Kuvendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, pret që konstituimi i Kuvendit të shtyhet edhe më tej e të mos përmbyllet në seancën e sotme.

Zemaj tha se ai nuk do ta votojë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendi.

A tregoi se partia do ta propozojë Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e LDK-së.

“Tash jemi në një situatë ku ka besim që ka shkelje të Kushtetutës për shkak të afateve, por vullneti politik i subjekteve politike që t`i japim Kosovës institucione ka qenë si vullnet mirëbesimit por, ajo çka shihet qartë, kurthet politike në dëm të interesave të qytetarëve të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti mund të jenë të pritshme edhe në seancën e sotme”, tha ai.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG