Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës.
Kuvendi i Kosovës.

“Kohë shtesë për bisedime”: Shtyhet konstituimi i Kuvendit

  • Seanca konstituive u shty për kohë të papërcaktuar nga kryesuesi Dehari
  • Deputetët bënë betimin, por mbeti në gjysmë zgjedhja e nënkryetarëve dhe kryetarit
  • Lideri LVV-së Albin Kurti nuk e propozoi kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe kërkoi kohë shtesë për bisedime
  • Bisedimet mes LVV-së dhe LDK-së nuk kanë sjellë fryt deri tani.
  • Partitë parlamentare kanë rreth dy muaj për ta zgjedhur presidentin, ose vendi shkon sërish në zgjedhje.
11:36 6.8.2026

Rifillon seanca

Deputetët e zgjedhur janë kthyer në sallë për ta vazhduar punën për konstituimin e legjislaturës së 11-të.

Ata e kanë votuar një raport të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

11:04 6.8.2026

Qytetarët ndihen të "lodhur" nga zgjedhjet

Teksa presim rifillimin e seancës, sjellim mendimet e disa qytetarëve në kryeqytet, të cilët i thanë Radios Evropa e Lirë një ditë më parë se ndihet të lodhur nga zgjedhjet e njëpasnjëshme.

Disa qytetarë në Prishtinë ndajnë mendimet e tyre se kush mban përgjegjësinë për krizën institucionale e politike.

“Jemi lodhur nga zgjedhjet”
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:05 0:00



10:40 6.8.2026

Formohet komisioni i përkohshëm, seanca në pushim të shkurtër

Deputetët e zgjedhur votuan ashtu siç pritej për ta formuar Komisionin e përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se komisioni do të mblidhen në një takim, ndërkohë që urdhëroi një pushim prej 30 minutash.

10:30 6.8.2026

Fillon seanca

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka filluar.

Ajo po kryesohet nga Avni Dehari, si deputeti më i moshuar, ashtu siç e kërkon procedura.

Tani deputetët duhet ta formojnë Komisionin e përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG