Ndërlidhjet

Lumezi kërkon rishqyrtimin e rastit të dhunimit të një të miture në Pejë


Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandar Lumezi.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandar Lumezi.

Kryeprokurori i Shtetit në Kosovë, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar të martën nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehej që të rishqyrtojë rastin e përdhunimit të një të miture.

Mediat në Kosovë kanë raportuar të hënën, më 25 tetor, se Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar të dyshuarin për përdhunim me tetë muaj e tetë ditë burgim.

Mirëpo me vendimin e Lumezit, rasti i prokurores Lirije Morina do të rishqyrtohet, si dhe është kërkuar që të merren të gjitha veprimet e nevojshme për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas të dhënave nga Kryeprokuroria e Shtetit, për nëntë muaj të vitit 2021, në Kosovë janë regjistruar 1.548 raste të dhunës, prej të cilave 1.396 janë regjistruara si dhunë në familje.

Autoritetet në Kosovë kanë shqiptuar gjoba të ndryshme për dhunë në familje, përfshirë burgimin me kusht, me gjobë, apo dënime efektive.

XS
SM
MD
LG