Krishtlindjet në ferr: Vullnetari u shpërndau dhurata fëmijëve ukrainas
Derisa luftimet e ashpra vazhdojnë rreth qytetit ukrainas të Bahmutit, një vullnetar rrezikoi jetën e tij për t'u shpërndarë dhurata për Krishtlindjet ortodokse fëmijëve që po jetojnë nën bombardimet ruse. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Oleksandra, 3 vjeçe, duke pritur në derën e shtëpisë së saj ardhjen e një furgoni që shpërndau dhurata para Krishtlindjeve ortodokse në Bahmut, në rajonin Donjeck të Ukrainës.
Zyrtarët ukrainas thonë se gati 60 për qind e qytetit është shkatërruar gjatë luftimeve të ashpra që vazhdojnë të gjymtojnë dhe vrasin banorët e tij.
Zyrtarët ukrainas thonë se gati 60 për qind e qytetit është shkatërruar gjatë luftimeve të ashpra që vazhdojnë të gjymtojnë dhe vrasin banorët e tij.

2
Piotr Kaszuwara, drejtor dhe themelues i organizatës për ndihma humanitare UA Future, mblodhi rreth dy mijë dhurata nga Polonia për t'ua shpërndarë fëmijëve në Ukrainë.

3
Gjatë një qetësie nga granatimet, Kaszuwara mundi të shpërndante dhurata, ndërsa Oleksandra dhe motra e saj Khrystyna, 4 vjeçe, po prisnin për të marrë të tyren.

4
Kaszuwara, një polak vendas që u shpërngul në Kiev pas fillimit të luftës, i ofroi Anhelinës, 6 vjeçe një çantë me dhurata për të zgjedhur atë që donte.
Facebook Forum