Ndërlidhjet

Në foto: Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi, dy prej të akuzuarve në gjyqin e Hagës.
Në foto: Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi, dy prej të akuzuarve në gjyqin e Hagës.

Çfarë u tha në ditën e dytë të deklaratave përmbyllëse në Speciale?

• Sot ishte dita e dytë e shpalosjes së deklaratave përmbyllëse në rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.

• Në përmbylljen e deklaratave, Prokuroria folin për rolin e të akuzuarve dhe tha se Thaçi kishte gënjyer disa herë ndërkombëtarët, duke kërkuar që të merren me rezerva pretendimet e mbrojtjes për rolin e të akuzuarve në UÇK.

• Mbrojtësi i viktimave, ndërkaq, tha se pret që në vendimin për këtë rast të dëgjohet zëri i viktimave. Gjatë deklaratës u tha se viktimat pësuan dëme fizike që u tejkaluan, por “dëmi psikologjik ua ndryshoi jetën”

• Ish-eprorët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

• Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

• Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.

09:45 10.2.2026

Mirëmëngjesi të gjithëve,

Sot është dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale me seli në Hagë. Prokuroria do të vazhdojë me shpalosjen e deklaratave të veta, para se palë tjera ta marrin fjalën.

Përmes këtij blogu do t’ua sjellim deklaratat më të rëndësishme.

Faleminderit që jeni me ne!

09:48 10.2.2026

Çfarë do të ndodhë sot?

Prokurorët kanë paralajmëruar se sot do t’iu duhen diku rreth 2 orë për t’i shpalosur përgjegjësitë penale të të akuzuarve dhe në fund, prokurorja e specializuar Kimberly West do të mbajë një fjalë përmbledhëse.

Më pas fjalën do ta ketë mbrojtësi i viktimave.

Në këtë video i gjeni të përmbledhura zhvillimet kryesore të ditës së parë.

Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:33 0:00
09:49 10.2.2026

Të gjithë të akuzuarit në sallë

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë në sallën e gjyqit.

09:57 10.2.2026

Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shtabin e UÇK-së

Prokuroria e ka nisur fjalën e vet duke thënë se të akuzuarit kanë pasur rol të fortë kolektiv si anëtarë kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Në rolet që kishin, ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal, të koordinonin veprimet e tyre dhe mohuan veprat penale në mënyrë që t'i gënjenin ndërkombëtarët”.

Hashim Thaçi përshkruhet si njëri prej themeluesve të UÇK-së, duke cituar disa deklarata të Azem Sylës.

Prokurorët Matthew Halling dhe Kimberly West. Hagë, 10 shkurt 2026.
Prokurorët Matthew Halling dhe Kimberly West. Hagë, 10 shkurt 2026.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG