Hapet seanca për publikun
Prokuroria tani po pretendon se “Thaçi dhe Veseli kanë pasur kontroll edhe kur ishin jashtë shtetit dhe kanë pasur mundësi që të parandalonin dhe të ndëshkonin krimet, në rast se ato ndodhnin”.
Radha për të akuzuarin tjetër
Prokuroria tani e ka kaluar fokusin te Rexhep Selimi.
Ajo pretendon se Selimi i ka kontribuuar "qëllimit të përbashkët kriminal" dhe përmendet sërish se ai ka rrahur një të ndaluar me një tub plastik, si dhe ka kryer "krime tjera".
“Një dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar tregon se si Selimi i tha atij, ‘do t’i vras me duart e mia të gjithë ata që janë me [Ibrahim] Rugovën’”.
Kujtojmë sërish se Rugova ishte themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, një nga partitë më të vjetra në Kosovë.
Ajo ka luajtur rol kyç në periudhën e rezistencës paqësore dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike të vendit.
Seanca në pushim
Menjëherë pasi ka ardhur radha për fjalën e Prokurorisë për Jakup Krasniqin, gjykatësit kanë kërkuar një pushim të shkurtër.
Deri në rikthim, mund të lexoni artikullin më poshtë se çfarë pritet të ndodhë me këtë proces gjyqësor në ditët e javët në vijim.
Rinis seanca
Prokuroria është kthyer për t’i thënë fjalët e saj të fundit në kuadër të deklaratave përmbyllëse.
Tani është fokusi te Jakup Krasniqi.