Ndërlidhjet

Hashim Thaçi në sallën e gjyqit.
Hashim Thaçi në sallën e gjyqit.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi këmbëngulin në pafajësi në deklaratat përmbyllëse

• Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti, Rexhep Selimi, u deklaruan sërish të pafajshëm në deklaratat e tyre përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë më 18 shkurt.

• Ish-eprorët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

• Prokuroria ka kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim secili, por ekipet mbrojtëse kanë argumentuar se nuk ka prova për krimet e pretenduara dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.

• Çështja gjyqësore u përmbyll këtu dhe tani gjykatësit kanë tre muaj kohë për ta marrë një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.

14:27 18.2.2026

Thaçi: Unë nuk kisha plane ta merrja kontrollin në Kosovë

Thaçi i hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë së ia ka pasur qëllime ta merrte kontrollin në Kosovë, duke thënë se asokohe studionte në Zvicër.

“Në kohën e masakrave në Qirez, Prekaz e Likoshan në fillim të vitit 1998 unë isha student në universitetin e Zurihit, dhe atëherë nuk po bëja plane për ta marrë kontrollin në Kosovë, por për t’i kaluar provimet”, tha Thaçi.

Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Ai shtoi se “i vetmi njëri që po bënte plane morbide ishte Sllobodan Millosheviqi, për një gjenocid të ri në Kosovë. Prandaj, si shumë qytetarë të tjerë kosovarë edhe unë u detyrua ta lëshoja Kosovën më herët, sepse më ndiqte regjimi i Millosheviqit”.

Thaçi gjithashtu shprehu keqardhje për viktimat e luftës në Kosovë, duke thënë “unë bashkëndiej dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat që kanë pësuar në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”.

14:41 18.2.2026

Thaçi thotë se UÇK-ja ishte organizim popullor që po mbrohej nga një shtet agresor

Ish-presidenti i Kosovës vazhdon t’i kundërshtojë akuzat e Prokurorisë, duke thënë se e vërteta është e kundërta e asaj që ajo e ka thënë për të në gjykatë.

“Kjo Prokurori më thuri shumë lavde e më ndau shumë tituj e grada, por e vërteta është krejt tjetër. Unë nuk isha ai që e transportova rezistencën nga Perëndimi në Kosovë, unë iu bashkova rezistencën në Kosovë. Nuk ishte kthimi im nga Perëndimi pse UÇK-ja po masivizohej, arsyeja ishte Millosheviqi”.

“Askush më bukur nuk e ka thënë këtë sesa ish-sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Madeleine Albright, citoj: ‘Millosheviqi me sjelljet e tij ndaj popullit të Kosovës është rekrutuesi më i madh i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’”, shtoi Thaçi.

Sipas tij, UÇK-ja nuk ishte shteti, nuk ishte ushtri e një shteti, por ishte organizim popullor që po mbrohej nga një shtet agresor.

“Fakti që UÇK-ja nuk ishte organizuar ashtu siç Prokuroria pretendon se ishte, nuk e zbeh aspak rolin e saj për lirinë e Kosovës, nuk e bën kauzën e saj për çlirim më pak fisnike e as arritjen e pavarësisë më pak historike. Fitorja e Kosovës ishte më shumë politike e diplomatike. Suksesi më i madh i Kosovës ishte bashkëpunimi i plotë dh besimi me Perëndimin. Ata na ndihmuan pikërisht sepse e dinin se kush ishin dhe çfarë qëllimi kishin. Unë me asnjë çmim, në asnjë rrethanë, nuk do ta rrezikoja këtë aleancë me asgjë në këtë botë, sepse ashtu do ta rrezikoja vetë lirinë e Kosovës dhe ekzistencën tonë kolektive”, theksoi ai.

Thaçi nënvizoi tutje: “Synimi ynë ishte paqja, e jo lufta”.

14:49 18.2.2026

Thaçi: I vetmi pushtet që kisha, ishte ai i zërit tim

Thaçi vazhdon të mbrohet duke thënë se ai ka qenë bashkëpunues dhe se qëllimi i tij ka qenë ta ndërtojë një Kosovë tolerante dhe shumetnike.

“Si mund të pretendojë dikush që në kishim për qëllim ta merrnin kontrollin në Kosovë kur ne pranuam që bashkësia ndërkombëtare të kishte fjalën kryesore në Kosovë dhe pastaj që UÇK-ja t’ia dorëzonte armët NATO, ashtu sic ndodhi”, tha ai.

Ai nënvizoi se kishte punuar me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) pas përfundimit të luftës dhe me dhe partitë e tjera politike “për të ndihmuar në zbatimin e mandatit të tij në të mirë të popullit të Kosovës”.

“Gjatë gjithë Kosovës, i vetmi pushtet që kisha, ishte pushteti i zërit tim. Të nderuar gjyqtarë, siç e keni parë edhe gjatë gjykimit tim, unë e përdora zërin tim për ta promovuar një shoqëri shumetnike, tolerante në vendin tim, Kosovë. Unë u bëra thirrje serbëve lokalë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të ndërtojnë një të ardhme me ne. Edhe serbët, sikurse ne, ishim viktima të Millosheviqit”, theksoi ai.

14:55 18.2.2026

Lidhur me raportin e Dick Marty

Thaçi tani po flet për raportin e ish-senatorit zviceran, Dick Marty, për gjoja trafikim me organe, i cili çoi në themelimin e Speciales.

“E vërteta e atij raporti është se propaganda ruse dhe serbe manipuloi Dick Martyn. Ai ra viktimë e fushatës së tyre, ata e ushqyen me informacione të rreme dhe në fund tentuan ta vrisnin për të na fajësuar neve”, tha Thaçi.

Sipas tij, qëllimi ishte të diskreditohej pavarësia e Kosovës.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG