Ndërlidhjet

Një person qëndron në çatinë e një ndërtese duke parë një re tymi që ngrihet pas një sulmi në kryeqytetin iranian, Teheran, më 3 mars 2026.
Një person qëndron në çatinë e një ndërtese duke parë një re tymi që ngrihet pas një sulmi në kryeqytetin iranian, Teheran, më 3 mars 2026.

Krejt çfarë ndodhi në ditën e katërt të operacionit SHBA-Izrael kundër Iranit

  • SHBA-ja dhe Izraeli i vazhduan sulmet ndaj Iranit, ndërsa Teherani kundërgodet objektivat amerikane në rajon.
  • Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Irani dëshiron bisedime, por shtoi se “tani është tepër vonë për të folur”.
  • Trump theksoi gjithashtu se pothuajse “gjithçka është rrënuar” në Iran.
  • Ambasada amerikane në Riad u sulmua me dronë, ndërsa ajo në Kuvajt u mbyll përkohësisht për shkak të tensioneve rajonale.
  • Sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit nisën më 28 shkurt, me synimin për të frenuar programin bërthamor iranian.
13:57 3.3.2026

Omani kap dy dronë

Në Oman, agjencia shtetërore e lajmeve raporton se dy dronë janë kapur në rajonin jugperëndimor të Dhofarit.

Droni i tretë thuhet se është rrëzuar pranë Portit Salalah - porti më i madh në Oman, i cili ndodhet gjithashtu në jugperëndim të vendit.

Agjencia e Lajmeve të Omanit raporton se nuk ka pasur viktima.

13:45 3.3.2026

Shkatërrimet në Lindjen e Mesme të kapura nga sateliti

Imazhet para dhe pas tregojnë objektivat në Lindjen e Mesme të goditura nga sulmet e SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

13:25 3.3.2026

Katari mbulon shpenzimet e hotelit për turistët e bllokuar, njofton Ambasada e Kosovës në Doha

Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha njoftoi se autoritetet e Katarit do t'i mbulojnë shpenzimet e akomodimit në hotel për turistët e bllokuar, që nuk mund të largohen nga ky vend, për shkak të kufizimeve të përkohshme të udhëtimit.

Vendimi ka hyrë në fuqi më 28 shkurt dhe do të zbatohet deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe t'i respektojnë udhëzimet e autoriteteve vendase.

13:19 3.3.2026

Izraeli thotë se ka goditur kompleksin presidencial të Iranit

Ushtria izraelite njoftoi se forcat ajrore kanë goditur kompleksin e udhëheqjes së regjimit iranian, përfshirë Zyrën Presidenciale dhe Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare.

Në një deklaratë në Telegram, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se mbi objektiva është hedhur “një numër i madh municionesh”, duke shtuar se është goditur edhe një institucion trajnimi ushtarak, si dhe “infrastrukturë tjetër e rëndësishme e regjimit”.

Kompleksi është përdorur edhe nga ish-udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, sipas njoftimit.

Khamenei u vra në kompleksin e tij në fundjavë.

Teheran, 3 mars 2026.
Teheran, 3 mars 2026.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG