Smith kalon te konteksti historik i çështjes
Gjykatësi Charles Smith po trajton tani rrethanat historike që lidhen me aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
Ai po përmbledh zhvillimet në Kosovë gjatë periudhës së përfshirë në aktakuzë dhe kontekstin në të cilin, sipas Prokurorisë, janë kryer krimet e pretenduara.
Smith: Gjykimi u zhvillua në atmosferë frikësimi të dëshmitarëve
Gjykatësi Charles Smith tha se gjykimi u zhvillua në një atmosferë frikësimi të dëshmitarëve.
Sipas tij, disa dëshmitarë u tërhoqën ose ndryshuan dëshmitë e tyre për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.
Megjithatë, Smith tha se shumë dëshmitarë dhanë dëshmitë e tyre “me guxim dhe vendosmëri”.
Smith përmbledh rrjedhën e gjykimit
Gjykatësi Charles Smith po bën një përmbledhje të shkurtër të rrjedhës së procesit gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
Gjykimi në këtë rast nisi më 3 prill 2023 dhe, pas më shumë se tre vjetësh, ka mbërritur sot në fazën e shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë.
Charles Smith kryeson trupin gjykues
Trupi gjykues që po shqipton aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kryesohet nga gjykatësi Charles Smith.
Ai po lexon profilet që kishin katër të akuzuarit gjatë periudhës 1998/99 dhe pretendimet e Prokurorisë në lidhje me ta.