Specialja: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së
Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit e UÇK-së.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.
Trupi gjykues: Nuk u dëshmua se personat e shënjestruar përbënin popullatë civile
Trupi gjykues tha se nuk është bindur se personat e shënjestruar mund të cilësohen si “popullatë civile” - një element që lidhet me akuzat për krime kundër njerëzimit.
Trupi gjykues nis paraqitjen e konstatimeve
Pas përmbledhjes së procesit, kontekstit historik dhe roleve të katër të akuzuarve, gjykatësi Charles Smith ka nisur paraqitjen e konstatimeve të trupit gjykues.
Kjo pjesë e aktgjykimit përmban vlerësimet dhe përfundimet e gjykatës mbi provat dhe pretendimet e paraqitura gjatë procesit.
Smith flet për rolet e të akuzuarve gjatë luftës
Gjykatësi Charles Smith po paraqet tani të kaluarën dhe pozitat që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbanin gjatë viteve 1998 dhe 1999.
Kjo pjesë e përmbledhjes trajton rolet dhe funksionet e tyre brenda UÇK-së gjatë periudhës që mbulohet nga aktakuza.