Ndërlidhjet

Hagë, 16 shtator 2026.
Hagë, 16 shtator 2026.

Thaçi dhe Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim për krime lufte, Veseli me 18, Selimi me 13

E përditësuar
  • Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e UÇK-së fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.
  • Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.
  • Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë.
  • SHBA-ja dhe shtetet e tjera kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi.
11:24

Trupi gjykues: Të katërt penalisht përgjegjës për krime lufte

Trupi gjykues konstatoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë penalisht përgjegjës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.

11:25

Trupi gjykues: Krimet ishin të rënda dhe të përhapura gjerësisht

Trupi gjykues konstatoi se krimet e kryera ishin të rënda dhe të përhapura gjerësisht, duke përfshirë 14 komuna të Kosovës dhe dy rrethe në veri të Shqipërisë.

11:28

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, penalisht përgjegjës për krime lufte, thotë trupi gjykues.

11:31

Thaçi dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG