Më 19 maj, ukrainasit mbajtën me krenari veshjet e qëndisura tradicionale për të festuar Ditën e Vyshyvankas, ndërsa vazhdon agresioni i Rusisë ndaj vendit të tyre.
Festa e përvitshme mbahet të enjten e tretë të muajit maj, dhe nisi të festohej në vitin 2006 nga Lesia Voronyuk, një studente në Universitetin Kombëtar të Chernivtsi, e cila dëshironte të ruante traditat popullore të Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu drejtua kombit të tij me homazhe, duke thënë: "Kjo është hajmalia jonë e shenjtë në këtë luftë. Gëzuar Ditën e Vyshyvankas, Ukrainë"!
Ukrainasit festojnë Ditën e Vyshyvankas
9
Patron, një qen zbulues minash i Shërbimeve të Emergjencës së Ukrainas pozon i veshur me vyshyvanka. Qeni i rracës Jack Russell terrier, emri i të cilit përkthehet në “plumb” në gjuhën ukrainase, lokalizon minat tokësore të pashpërthyera dhe është bërë simbol i rezistencës ukrainase.
10
Një grua e veshur me një vyshyvanka ecën në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.
Facebook Forum