Më 19 maj, ukrainasit mbajtën me krenari veshjet e qëndisura tradicionale për të festuar Ditën e Vyshyvankas, ndërsa vazhdon agresioni i Rusisë ndaj vendit të tyre.
Festa e përvitshme mbahet të enjten e tretë të muajit maj, dhe nisi të festohej në vitin 2006 nga Lesia Voronyuk, një studente në Universitetin Kombëtar të Chernivtsi, e cila dëshironte të ruante traditat popullore të Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu drejtua kombit të tij me homazhe, duke thënë: "Kjo është hajmalia jonë e shenjtë në këtë luftë. Gëzuar Ditën e Vyshyvankas, Ukrainë"!
Ukrainasit festojnë Ditën e Vyshyvankas

1
Një grua vendos dorën në zemër teksa mban të veshur një vyshyvanka, një veshje tradicionale, të qëndisur gjatë festimeve të përvitshme të Ditës së Vyshyvankas, në Lviv më 10 maj.

2
Një grua dhe një vajzë pozojnë për një fotografi në Sheshin e Pavarësisë në Kiev të veshura me vyshyvanka.

3
Ukrainasit të veshur me vyshyvankas ecin në rrugët e Kievit.

4
Një grua qëndis një vyshyvanka në Lviv.
Facebook Forum