Më 19 maj, ukrainasit mbajtën me krenari veshjet e qëndisura tradicionale për të festuar Ditën e Vyshyvankas, ndërsa vazhdon agresioni i Rusisë ndaj vendit të tyre.
Festa e përvitshme mbahet të enjten e tretë të muajit maj, dhe nisi të festohej në vitin 2006 nga Lesia Voronyuk, një studente në Universitetin Kombëtar të Chernivtsi, e cila dëshironte të ruante traditat popullore të Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu drejtua kombit të tij me homazhe, duke thënë: "Kjo është hajmalia jonë e shenjtë në këtë luftë. Gëzuar Ditën e Vyshyvankas, Ukrainë"!
Ukrainasit festojnë Ditën e Vyshyvankas

5
Edhe një burrë qëndis një vyshyvanka në Lviv.

6
Gratë vendosin një këmishë mbi monumentin e këngëtarit ukrainas, Leonid Utyosov, në Lviv. Utyosov është një këngëtar i famshëm i epokës sovjetike dhe një aktor komik, të cilit iu dha titulli Artist i Popullit i B.R.S.S në vitin 1965.

7
Një grua rrethohet nga pëlhura tradicionale të qëndisura në Lviv.

8
Ukrainasit kërcejnë në qendër të Kievit.
Facebook Forum