08:00
Mirëmëngjesi!
Unë jam Valona Tela dhe do të jem me ju gjatë ditës për t’ju sjellë zhvillimet më të fundit nga Prishtina.
Sot është një ditë vendimtare: 6 tetori është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Nëse presidenti nuk zgjidhet, Kuvendi shpërndahet - çka do të linte të papërfunduar edhe procesin e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara një ditë më parë në lexim të parë.
Protestat për ndryshimin e këtij ligji, që të hënën u përshkallëzuan në dhunë, pritet të vazhdojnë edhe sot.
Ndiqni këtu zhvillimet kryesore gjatë gjithë ditës.