Dy minuta para mesnatës
Votimi po zhvillohet me nxitim vetëm dy minuta para mesnatës, kur skadon afati për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Nis votimi për presidenten
Komisioni për Legjislacion ka konstatuar se të dyja kandidatet për presidente, Justina Shiroka-Pula dhe Eliza Hoxha, i plotësojnë kushtet e parapara me Kushtetutë dhe ligj.
Kuvendi po vazhdon tani me procedurën e votimit.
PDK-ja propozon Eliza Hoxhën për presidente
Arian Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, propozoi Eliza Hoxhën si kandidate për presidente të Kosovës.
Hoxha është kandidatja e dytë e propozuar për presidente, krahas Justina Shiroka-Pulës, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kuvendi vazhdon me pikën e dytë të rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet me pikën e dytë të rendit të ditës – zgjedhjen e presidentit të vendit.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, po prezanton Justina Shiroka-Pulën si kandidate për presidente.