Ndërlidhjet

Justina Shiroka Pula.
Justina Shiroka Pula.

Justina Shiroka Pula zgjidhet presidente e Kosovës

  • Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente e Kosovës.
  • Paraprakisht, Kuvendi miratoi në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
  • Seanca e jashtëzakonshme nisi pasi PDK-ja pranoi propozimin e LVV-së që Justina Shiroka Pula të ishte kandidate për presidente. Votimi përfundoi pas skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
21:04 6.10.2026

Haradinaj: Kthehuni në seancë ta votojmë ligjin

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të shkojnë në Kuvend për t’i votuar ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një konferencë për media, ai e akuzoi kryeministrin Albin Kurti që po bën “lojëra” duke e kushtëzuar votimit e këtij ligji.

“Nuk ka asgjë morale, as kombëtare as njerëzore me këtë që po bën ai”, tha Haradinaj.

Ai tha se nuk duhet të lihet në gjysmë ndryshimi i këtij ligji, pasi, sipas tij, ai u përket të gjitha partive që e mbështetën në votimin e parë.

Ramush Haradinaj.
Ramush Haradinaj.
21:23 6.10.2026

Zulfaj: Mund t’i humbim mbi 90 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse vendi shkon në zgjedhje

Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, ka paralajmëruar se vendi rrezikon t’i humbë rreth 90 milionë euro nga fondet e Planit të Rritjes, nëse Kuvendi nuk e zgjedh presidentin sonte dhe vendi shkon sërish në zgjedhje si pasojë.

Sipas tij, 131.4 milionë euro të lidhura me 22 hapa të Planit të Rritjes duhet të përmbushen patjetër deri më 31 dhjetor të këtij viti.

“Pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri me kapacitet të plotë, mund t’i humbim afër 90 milionë euro”, shkroi ai në Facebook.

Jeton Zulfaj.
Jeton Zulfaj.

Sipas saj, disa projektligje që kishin mbetur të bllokuara në qershor për shkak të gjendjes në Kuvend dhe për të cilat mund të humbin mbi 40 milionë euro, janë miratuar sërish në Qeveri dhe janë dërguar në Kuvend. Ato të hënën kaluan në lexim të parë.

Në rast se presidenti nuk zgjidhet sonte sipas afatit kushtetues, këto projektligje nuk mund të procedohen për lexim të dytë dhe do të duhet të nisin sërish nga Qeveria dhe Kuvendi.

Kosova e pranoi pagesën e parë prej 61.8 milionë euro parafinancim në prill.

Megjithatë, Kosova ka ngelur mbrapa në bërjen e reformave të nevojshme dhe tani ka shumë punë për ta zënë hapin, në mënyrë që t’i plotësojë kushtet për pagesat e radhës.

Shuma prej 61.8 milionë eurosh e parafinancimit, sipas BE-së është 7 për qind e totalit prej 882.6 milionë eurosh grante dhe kredi me kushte të favorshme për Kosovën në kuadër të Planit për Rritje Ekonomike.

21:27 6.10.2026

Vazhdon protesta para Kuvendit

Ndërsa partitë ende nuk kanë marrëveshje për presidentin, qindra qytetarë janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës, në natën e 6 tetorit, për të kërkuar ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Kameramani i Radios Evropa e Lirë, Rrahman Osmani, sjell pamjet e fundit nga qendra e Prishtinës.

Protesta para Kuvendit të Kosovës
Ju lutem prisni
Protesta para Kuvendit të Kosovës

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:27 0:00
22:16 6.10.2026

Kurti e propozon Shiroka Pulën për presidente

Kryeministri i Albin Kurti i ka bërë ofertën e tretë Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentit dhe kalimin e ndryshimeve për ligjin për Gjykatën Speciale të Kosovës.

Në një konferencë për media, më pak se dy orë para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, Kurti tha se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje do t’ia votojë fillimisht ndryshimet në lexim të dytë në ligjin për Specialen, nëse PDK-ja zotohet se merr pjesë në votim për Justina Shiroka Pulën.

Shiroka Pula ka qenë pjesëtare e PDK-së në të kaluarën.

“Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, le të dalë publikisht sonte, pas meje menjëherë, që 22 deputetët e grupit parlamentar të PDK-së zotohen bashkë se marrin pjesë me votim në zgjedhjen e presidentit, ne po ia votojmë projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht”, tha Kurti.

Kurti, megjithatë, la të kuptohej se ai nuk e ka kontaktuar Shiroka Pulën para se ta propozonte, duke thënë “le ta bindë [për të garuar] Bedri Hamza, ne jemi dakord”.

Nga viti 2008 deri më 2011, Shiroka Pula ishte ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës, ndërkaq nga viti 2011 deri më 2014 deputete e Kuvendit të Kosovës.

Vitin e kaluar, Shiroka Pula u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar ta kontaktojë Shiroka Pulën për ta pyetur nëse do të garojë, por nuk ka marrë përgjigje.

Shfaq më shumë

​
XS
SM
MD
LG