Juristët: Kuvendi shpërndahet automatikisht nëse s’zgjidhet presidenti deri në mesnatë
Nëse deri në orën 00:00 të datës 6 tetor 2026 nuk zgjidhet njëra nga dy kandidatet për presidente, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë, sipas ekspertëve.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi [IKD] tha për Radion Evropa e Lirë se nuk është e rëndësishme se kur ka nisur procedura, por ajo duhet të përfundojë brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuta.
“Çdo emërim pas datës 6 tetor është kundërkushtetues. Pasoja që Gjykata Kushtetuese e lidh me dështimin për ta zgjedhur presidentin deri më 6 tetor, është shpërndarja e Kuvendit sipas nenit 82 të Kushtetutës”, tha Miftaraj.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese vlerëson kushtetutshmërinë e zgjedhjes së presidentes pas afatit kohor nëse dikush inicion rast në këtë institucion.
Edhe Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha se Kuvendi shpërndahet automatikisht pas përfundimit të afatit 60-ditor.
“Deri në orën 00:00 ka afat. Pastaj, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë, sepse përfundon afati 60-ditor”, tha Bugaqku.
Përfundon votimi
Pritet numërimi i votave për presidenten e re të shtetit.
Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën presidente të Kosovës
Trembëdhjetë minuta pas mesnatës, Kuvendi i Kosovës votoi Justina Shiroka Pulën presidente.
Shiroka Pula siguroi 81 vota.
Justina Shiroka Pula bën betimin
Pas zgjedhjes në postin e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula ka bërë betimin para deputetëve të Kuvendit.
“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, ishte pjesë e betimit të saj.