Trump: Vetëm SHBA-ja mund ta sigurojë Grenlandën
Trump thotë se asnjë vend në botë përveç Shteteve të Bashkuara nuk mund ta sigurojë Grenlandën.
Ai thekson para liderëve botërorë në Davos së Shtetet e Bashkuara kërkojnë bisedime të menjëhershme për ta përvetësuar Grenlandën.
Trump këmbëngul se “nuk kam nevojë ta përdor forcën, nuk dua ta përdor forcën, nuk do të përdor forcën”.
E vetmja gjë që SHBA-ja po kërkon, thotë ai më pas, është “një vend i quajtur Grenlandë”.
Trump kthen vëmendjen kah Grenlanda tani
Trump po flet tani për Grenlandën, ishullin gjysmautonom të Danimarkës.
Ai thotë se “unë kam respekt të madh për Grenlandën dhe popullin e saj”.
Më shumë rreth kësaj së shpejti
Të gjithë sytë te Trumpi
Përveç liderëve botërorë, në sallën ku po mban fjalim Trumpi shihen edhe shefi i gjigantit Apple, Tim Cook, presidenti i kompanisë tjetër të madhe NVIDIA, Jensen Huang dhe shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Trump thotë se Evropa “nuk po shkon në drejtimin e duhur”, duke shtuar se “pjesë të Evropës janë bërë të panjohura”.
Sipas tij, “përqendrimi në energjinë e gjelbër dhe migrimi masiv po e lëndojnë Evropën”.
“E dua Evropën, dua ta shoh atë mirë, por nuk po ec në drejtimin e duhur”.