Të gjithë sytë te Trumpi
Përveç liderëve botërorë, në sallën ku po mban fjalim Trumpi shihen edhe shefi i gjigantit Apple, Tim Cook, presidenti i kompanisë tjetër të madhe NVIDIA, Jensen Huang dhe shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.
Trump kthen vëmendjen kah Grenlanda tani
Trump po flet tani për Grenlandën, ishullin gjysmautonom të Danimarkës.
Ai thotë se “unë kam respekt të madh për Grenlandën dhe popullin e saj”.
Më shumë rreth kësaj së shpejti
Trump: Vetëm SHBA-ja mund ta sigurojë Grenlandën
Trump thotë se asnjë vend në botë përveç Shteteve të Bashkuara nuk mund ta sigurojë Grenlandën.
Ai thekson para liderëve botërorë në Davos së Shtetet e Bashkuara kërkojnë bisedime të menjëhershme për ta përvetësuar Grenlandën.
Trump këmbëngul se “nuk kam nevojë ta përdor forcën, nuk dua ta përdor forcën, nuk do të përdor forcën”.
E vetmja gjë që SHBA-ja po kërkon, thotë ai më pas, është “një vend i quajtur Grenlandë”.
Trump thotë se SHBA do të jetë 100% përkrah NATO-s, por s’e di nëse aleatët do t’ia “kthejnë favorin”
Trump tani e kthen vëmendjen te lufta në Ukrainë, duke thënë se NATO-ja do të ndihmojë për ta ndalur atë.
“Duhet ta ndalojnë atë luftë, sepse po vdesin shumë njerëz, po vdesin pa nevojë”, thotë ai, duke shtuar se presidenti rus Vladimir Putini dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky duan të arrijnë marrëveshje.
Trump thotë se SHBA-ja do t’i ndihmojë Evropën dhe NATO-n në këtë drejtim dhe se e vetmja gjë që ai po kërkon është “një copë akulli”, duke iu referuar Grenlandës.
Ai e quan këtë kërkesë të vogël krahasuar me atë që SHBA-ja i ka dhënë NATO-s.
Ai thotë se SHBA do të jetë 100% përkrah NATO-s, por nuk është i sigurt nëse aleatët do t’ia kthejnë favorin.