Ndërlidhjet

Dorëhiqet zyrtarja e DASH-it, citon reagimin e Trumpit ndaj racizmit


Një banerë me mbishkrimin "Jeta e Njerëzve me Ngjyrë ka Vlerë" i vendosur pranë Shtëpisë së Bardhë.

Mary Elizabeth Taylor, zyrtare e Departamentit amerikan të Shtetit, në një prej pozitave më të larta në administratën e presidentit, Donald Trump, ka dorëzuar dorëheqjen e saj të enjten, pas pakënaqësive rreth menaxhimit të tensioneve racore nga presidenti, ka raportuar Washington Post.

Taylor ishte zgjedhur në mënyrë anonime si Ndihmës-sekretare e Çështjeve Ligjore më 2018, pasi ka punuar për liderin e republikanëve në Senat, Mitch McConnell.

Taylor, 30-vjeçare, ka qenë amerikania e parë me ngjyrë dhe personi më i ri ndonjëherë që ka mbajtur atë detyrë.

Mirëpo Taylor ka thënë në letrën e saj të dorëheqjes se përgjigjja e Trumpit për protestat e përhapura rreth racizmit sistematik dhe brutalitetit të policisë “janë krejtësisht kundër vlerave bazë dhe konventave”, sipas të përditshmes amerikan, The Washington Post.

“Momentet e trazirave mund të ndikojnë në ndryshim, zhvendosje të trajektores dhe formim të karakterit”, ka shkruar ajo.

“Më duhet të ndjek atë që më dikton ndërgjegjja ime dhe të tërhiqem nga pozita e Ndihmës-sekretares për Çështje Ligjore.

Rrënjët e zemërimit në SHBA
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:10:24 0:00

Prej vrasjes së afrikano-amerikanit të paarmatosur, George Floyd në Mineapolis muajin e kaluar, Trump ka kërcënuar me angazhim të ushtrisë kundër protestuesve.

Gazeta amerikane ka raportuar se më herët gjatë këtij muaji, Taylor u ka dërguar mesazh rreth 60 punëtorëve të Departamentit të Shtetit, duke treguar solidaritet me ata që kanë qenë të mërzitur për vdekjen e Floydit.

“Vrasja e tmerrshme e George Floydit dhe vdekje tjera të amerikanëve me ngjyrë kanë lëkundur themelet e kombit tonë. Sa herë që jemi dëshmitarë të këtyre ngjarjeve të vrasjeve, neve na kujtohet se plagët e shtetit tonë janë të thella dhe patrajtuara”, është cituar të ketë thënë ajo në shkresë.

Hapi i saj përbën rastin e parë që një zyrtar i lartë i administratës largohet publikisht nga detyra, në përgjigje të veprimeve të Trumpit ndaj trazirave kombëtare që lidhen me racën, është thënë mes tjerash në shkrimin e gazetës Washington Post, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

Si vdiq George Floyd?

Afrikano-amerikani, Flody, ka vdekur më 25 maj në Mineapolis pas presionit që i është bërë me gju në qafë, nga një zyrtar i bardhë policor.

Akuza kundër ish-policit, Derek Chauvin, është ngritur në vrasje të shkallës së dytë nga ajo e tretë sa ka qenë fillimisht.

Protestuesit në SHBA mbajnë në duar portreti e George Floyd si dhe mbishkrime të tjera kundër racizmit.
Protestuesit në SHBA mbajnë në duar portreti e George Floyd si dhe mbishkrime të tjera kundër racizmit.

Vrasja e shkallës së dytë mund të ndëshkohet me burgim deri në 40 vjet.

Tre zyrtarë tjerë policorë, Tou Thao, Thomas Lane dhe J.Alexander Kueng përballen me akuza për ndihmë dhe bashkëfajësi në vrasje.

Reformat në polici

Lëvizja, Jeta e Njerëzve me Ngjyrë ka Vlerë, ka bërë thirrje për ndryshim të sistemit të drejtësisë penale, pas shqetësimeve për brutalitet policor dhe pabarazi racore.

Presidenti Trump ka nënshkruar dy ditë më parë një urdhër ekzekutiv për të rritur fondet, me qëllim të ofrimit të trajnimeve më të mira për zyrtarët policorë sa i përket përdorimit të forcës.

Në mesin e reformave përfshihet edhe krijimi i një databaze për sjellje të keqe eventuale të zyrtarëve policorë.

“Neve na duhet të thyejmë modelet e vjetra të dështimit”, ka thënë Trump pasi ka nënshkruar urdhrin.

Ky urdhër u jep prioritetet granteve federale, për departamentet policore që veprojnë në përputhje me standardet e reja, më të larta, ka thënë mes tjerash ai.

“Në kuadër të këtij procesi, kapja në fyt do të ndalohet, përveç nëse jeta e një zyrtari policor është në rrezik”, ka thënë ai, duke shtuar se “administrata është në kërkim të armëve të reja më të avancuara, që mund të parandalojnë përleshjet vdekjeprurëse”.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG