Ndërlidhjet

Statujat dhe flamujt, subjekte të reja të lëvizjes kundër racizmit në SHBA


Protestuesit në SHBA kanë lyer me ngjyrë dhe më pas kanë rrëzuar një monument të Jefferson Davis në Virxhinia.
Protestuesit në SHBA kanë lyer me ngjyrë dhe më pas kanë rrëzuar një monument të Jefferson Davis në Virxhinia.

Statuja e eksploruesit italian, Christopher Columbus dhe figurave të Luftës Civile Amerikane, që kanë mbrojtur skllavopronarinë në shtetet jugore, janë shënjestruar në Shtetet e Bashkuara, në kuadër të një sërë masash për të hequr nga SHBA-ja simbolet raciste, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, derisa ka qenë në mbajtje policore.

Statuja e Jefferson Davis, që ka shërbyer si president i Jugut të ndarë gjatë Luftës Civile Amerikane, është shkatërruar në një bulevard në Riçmond të Vixhinias.

Ky momument ka qëndruar në këtë shtet, bashkë me zyrtarë tjerë të Ushtrisë së Konfederatës prej vitit 1907.

Statuja e Jefferson Davis është spërkatur me ngjyrë, përpara se të rrëzohej. Virxhinia, 10 qershor, 2020.
Statuja e Jefferson Davis është spërkatur me ngjyrë, përpara se të rrëzohej. Virxhinia, 10 qershor, 2020.

Kjo statujë është rrëzuar disa orë pasi turmat kanë shkatërruar statujën e Colombusit në Minesota.

Shumë aktivistë e kundërshtojnë atë, pasi besojnë se shkuarja e Colombusit në territorin amerikan ka rezultuar me kolonizim nga evropianët dhe gjenocid të banorëve vendas që kanë jetuar në atë rajon.

Këto zhvillime kanë qenë një tjetër dëshmi e zhvendosjes dramatike të kërkesave të afrikano-amerikanëve në SHBA, që nga ky territor të hiqen statujat, monumentet dhe simbolet tjera, të cilat konsiderohet se në mënyrë indirekte lidhen me racizëm.

Protestuesit kanë hequr kokën nga statuja e Christopher Columbus. Boston, 10 qershor, 2020.
Protestuesit kanë hequr kokën nga statuja e Christopher Columbus. Boston, 10 qershor, 2020.

Një aktivist që ka folur për agjencinë e lajmeve, Reuters, pas rrëzimit të statujës së Colombusit, ka thënë se ai veprim ka qenë me vend, pas dy javëve të protestave për vdekjen e Floydit, pas presionit të bërë nga një zyrtar i bardhë.

Monumentet e Colombusit në qytetet tjera kanë pasur fatin e njëjtë të ditët e fundit.

Statuja e tij në Riçmod është shkatërruar dhe është hedhur në liqen, derisa në Boston, koha e statujës është hequr dhe më pas është thyer.

Vdekja e Floydit ka nxitur protesta në rrugë për 16 ditë me radhë, duke përfshirë një tjetër në Uashingtoni, pasi vëllai i Flodydit, Philonise, ka marshuar bashkë me turmën, pas dëshmisë që ka dhënë në Komitetin e Gjyqësorit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Në një paraqitje emocionale, Philonise Floyd u ka thënë anëtarëve të këtij Komiteti: Unë jam këtu për t’ju kërkuar që të ndalni këtë gjë. Ndalni dhimbjen.

Philonise Floyd gjatë dëshmisë së tij në Dhomën e Përfaqësuesve. Uashington D.C, 10 qershor, 2020.
Philonise Floyd gjatë dëshmisë së tij në Dhomën e Përfaqësuesve. Uashington D.C, 10 qershor, 2020.

Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka bërë thirrje më vonë për largimin e 11 statujave nga ndërtesa e Kongresit, që përfaqësojnë liderë të Konfederatës dhe ushtarë të Jugut të ndarë.

Pelosi i ka thënë Komitetit të Gjyqësorit se statujat e Konfederatës “janë të lidhura me urrejtjen, jo trashëgimin. Ato duhet të largohen”.

Ndërkohë, Shoqata Kombëtare e Garave Automobilistike, ka njoftuar më 10 qershor se do të ndalojë paraqitjen e flamurit të Konfederatës në garat që organizon.

Shumë persona e konsiderojnë këtë flamur, që është përdorur për më shumë se 150 vjet nga ushtria e shteteve jugore amerikane përgjatë Luftës Civile në SHBA, si simbol të skllavërisë dhe racizmit.

Flamuri i Konfederatës.
Flamuri i Konfederatës.

“Bashkimi i njerëzve përreth dashurisë dhe garës dhe një komuniteti që krijon, është ajo që i bën tifozët dhe sportin tonë të veçantë”, ka thënë kjo Shoqatë përmes një deklarate.

Këto zhvillime janë raportuar në ditën e njëjtë kur kompania, WarnerMedia ka thënë se do të largojë përkohësisht nga transmetimi, filmin “Gone With the Wind”.

Kjo dramë për Luftën Civile në SHBA, është kritikuar për mënyrën e portretizimit të skllavërisë si dhe është akuzuar se shpërfaq stereotipa të dhimbshme për njerëzit me ngjyrë.

WarnerMedia, ka thënë se filmi, që ka fituar çmimin Oscar më 1939, është “produkt i kohës së vet” ndonëse paraqitjet raciste “kanë qenë gabim në të kaluarën ashtu sikurse sot”.

Një tjetër reagim lidhur me vdekjen e Floydit është lidhur me një raport që tregon se liderët ushtarakë amerikanë janë të hapur për të diskutuar riemërimin e disa bazave ushtarake, që kanë emrat e liderëve të shteteve jugore.

Rrënjët e zemërimit në SHBA
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:10:24 0:00

Mirëpo një gjë e tillë është hedhur poshtë shpejt nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një seri të postimeve në rrjetin social, Twitter, Trump ka argumentuar se bazat, duke përfshirë Fort Bragg në Karolinën Veriore dhe Fort Hood në Teksas janë pjesë e “Trashëgimisë së mrekullueshme amerikane”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë trajtuar dhe angazhuar heronj tanë në këto toka të shenjta dhe kanë fituar dy luftëra botërore. Prandaj administrata ime as nuk do të konsiderojë riemërimin e këtyre instalacioneve të mrekullueshme ushtarake”, ka thënë mes tjerash Trump.

Në të kaluarën ka pasur nisma të disa shteteve për t’u shkëputur nga Shtetet e Bashkuara dhe për të krijuar shtete të vetme.

Përpjekjet më serioze janë parë më 1860 kur 11 shtete jugore kanë shpallur ndarjen nga SHBA-ja dhe janë bashkuar për të krijuar Konfederatën e Shteteve të Bashkuara.

Kjo Lëvizje ka dështuar më 1865, pasi forcat e Konfederatës janë mposhtur nga ushtria e pjesës tjetër amerikane në Luftën Civile.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG