Ndërlidhjet

Dy persona gjenden të vdekur në një vilë në Pejë

E përditësuar

Një veturë e Policisë së Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Një veturë e Policisë së Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Dy persona, një burrë dhe një grua, janë gjetur pa shenja jete në një vilë në Pejë, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Policia dhe Prokuroria në këtë komunë.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se viktimat nuk kanë pasur shenja të dhunës, duke shtuar se në vendngjarje nuk është gjetur ndonjë armë zjarri.

Për rastin, Policia u njoftua rreth orës 15:10, tha zëdhënësi i këtij institucioni në Pejë, Fadil Gashi.

"Rreth orës 15:10 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, u shpreh ai.

Ndërkaq, Nikçi nga Prokuroria Themelore në Pejë tha se në vendngjarje doli prokurorja për krime të rënda dhe kryeprokurori, ndërkaq viktimave do t'iu bëhet autopsia, me qëllim që të përcaktohen shkaqet e vdekjes.

“Lidhur me këtë çështje janë siguruar prova në vendin e ngjarjes të cilat do të shërbejnë për veprimet e mëtejme. Janë identifikuar dëshmitarët, të cilët mund të intervistohen për të kuptuar më shumë informata rreth ngjarjes”, u shpreh ai.

Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar se viktimat ishin në të 20-tat.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG