Ndërlidhjet

Edhe 15 raste pozitive me koronavirus në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Në Kosovë u raportua të mërkurën edhe për 15 persona të infektuar me koronavirus.

Rastet e reja pozitive, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rezultuan pas testimit të 1,713 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 67 pacientë.

Me këto shifra, sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë qëndron në 107,610, i viktimave në 2,250 dhe i të shëruarve në 105,174.

Raste aktive aktualisht janë 186.

Të martën në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Kosova ka pranuar donacione vaksinash nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nga Bashkimi Evropian.

Në muajin maj, autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për blerjen e mbi 1 milion dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Këto vaksina nuk dihet se kur do të arrijnë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, deri të mërkurën janë dhënë 110,097 vaksina. Të vaksinuar me dy doza janë 13,149 qytetarë.

XS
SM
MD
LG