Ndërlidhjet

Mbi 60 milionë të infektuar me koronavirus në Evropë, thotë OBSH


Disa gra mbajnë maska ​​mbrojtëse në një stacion tramvaji në Zagreb më 22 korrik 2020.

Që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020 më shumë se 60 milionë raste të të infektuarve janë regjistruar në Evropë.

Shifra përbën rreth 30 për qind të të gjitha rasteve të regjistruara në botë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të hënën (2 gusht).

Zyra rajonale evropiane e OBSH-së bëri thirrje për më shumë angazhim në fushatën e vaksinimit kundër COVID-19, duke theksuar pabarazinë e gjerë në furnizimin me vaksina midis disa vendeve.

Megjithatë, normat e vaksinimit në Evropë janë ndër më të lartat në botë.

Drejtori rajonal për urgjencë i OBSH -së, Dorit Nitzan, tha se shumë njerëz që bëjnë pjesë në grupet prioritare të vaksinimit përfshirë të moshuarit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor ende nuk janë vaksinuar.

Në rajonin evropian janë regjistruar më shumë se 1.2 milion vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19.

Në nivel global, sipas të dhënave të OBSH -së, deri më tani, numri i viktimave është 4.2 milionë.

Rajoni evropian i OBSH-së mbulon 50 vende, përfshirë Rusinë, Ukrainën, Turqinë dhe të tjera.

Edhe brenda Bashkimit Evropian ka pabarazi në furnizimin me vaksinave. Vende si Bullgaria dhe Rumania janë shumë mbrapa vendeve të tjera anëtare.

XS
SM
MD
LG