Ndërlidhjet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Drejtpërdrejt Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë

E përditësuar

• Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra të shtunën në zyrën e tij nga sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

• Izraeli tha të dielën se po i vazhdon sulmet kundër shënjestrave të regjimit “në zemër të Teheranit”, ndërsa Irani po kryen sulme në shtetet e Gjirit Arab.

• Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se tre ushtarë amerikanë janë vrarë në luftime dhe pesë të tjerë janë plagosur në operacionin Tërbimi Epik (Epic Fury) në Iran.

07:13

Mirëmëngjesi të gjithëve,

Po e nisim një tjetër ditë me zhvillime të jashtëzakonshme në Lindjen e Mesme.

Në orët e hershme të mëngjesit u bë e ditur se lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarësulmet amerikane dhe izraelite që nisën më 28 shkurt.

SHBA-ja bëri të ditur se sulmet i nisi pasi arriti në përfundim se Teherani po përgatitej të përdorte arsenalin e tij të raketave kundër forcave amerikane dhe aleatëve, dhe nuk kishte ndërmend të pranonte kufizime për programin e tij bërthamor.

Është politikë e kamotshme e SHBA-së që Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore.

Irani është kundërpërgjigjur në ditën e nisjes së sulmeve, duke synuar bazat ushtarake amerikane në vendet e rajonit, por duket se raketat dhe dronët e tij janë rrëzuar.

Qëndroni me ne për t'u informuar në kohë reale për gjithçka që ndodh gjatë orëve në vijim.

XS
SM
MD
LG