Ndërlidhjet

Pamje nga Teherani.
Pamje nga Teherani.

Drejtpërdrejt Trump: SHBA-ja ka nisur “operacione të mëdha luftarake në Iran”

E përditësuar

• Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë nisur të shtunën sulme në disa qytete të Iranit.

• Presidenti amerikan, Donald Trump i ka konfirmuar sulmet dhe është zotuar se do të eliminohet "kërcënimi nga regjimi iranian".

• Për shpërthime është raportuar në Teheran, në zonën ku banon dhe i ka zyrat lideri iranian Ayatollah Ali Khamenei. Nuk dihet nëse ai ka qenë aty në kohën e sulmit. Për shpërthime është raportuar edhe në qytete tjera.


10:08

Mirëmëngjesi juve që na jeni bashkuar tani!

• Dita e shtunë ka nisur me sulme amerikane dhe izraelite në zona të ndryshme të Iranit.

• Presidenti amerikan, Donald Trump i ka konfirmuar sulmet dhe është zotuar se do të eliminohet "kërcënimi nga regjimi iranian".

• Ai ka thënë se sulmet kanë qenë të pashmangshme pasi autoritetet iraniane nuk kanë dashur të arrijnë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor dhe atë të raketave.

• Trump i është drejtuar popullit iranian, duke i thënë se pasi të përfundojnë sulmet "merreni ju në dorë qeverinë tuaj".

• Ushtria izraelite ka raportuar se Irani ka nisur të kundërpërgjigjet me raketa në drejtim të shtetit të Izraelit.

• Për të gjithë qytetarët e Kosovës në Izrael, në rast të ndonjë urgjence, mund ta kontaktoni këtë numër: 972 586 340450


09:54

Pamjet nga Teherani



09:51

Izraeli: Irani po kundërpërgjigjet me raketa

Ushtria izraelite e ka lëshuar një deklaratë duke thënë se pak kohë më parë ka identifikuar nisje të raketave prej Iranit në territorin e shtetit të Izraelit.

09:38

Netanyahu: Po krijohen kushtet që populli iranian të marrë fatin në duart e veta

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se sulmi i përbashkët amerikano-izraelit kundër Iranit “do t’i krijojë kushtet për popullin guximtar të Iranit që të marrë fatin në duart e veta”.

“Ka ardhur koha për çdo segment të popullit në Iran që të heqë thundrën e tiranisë nga (regjimi) dhe të krijojë një Iran të lirë dhe paqedashës”, ka thënë Netanyahu përmes një deklarate.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG