Udhëheqja e Iranit
Hierarkia e pushtetit në Republikën Islamike të Iranit nis nga udhëheqësi suprem.
Iranianët festojnë vdekjen e Khameneit
Disa video të publikuara në rrjete sociale tregojnë festën që është bërë në Iran, pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei është vrarë në sulmet amerikane dhe izraelite.
Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë për t'i diskutuar zhvillimet në Lindje të Mesme
Qeveria e Kosovës ka mbajtur të shtunën vonë një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.
Mbledhja është mbajtur me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Kryeministri Kurti ka ritheksuar qëndrimin e qartë të institucioneve të Republikës së Kosovës se qëndrojnë të palëkundura përkrah miqve dhe aleatëve tanë strategjikë, e në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar”, është thënë në një komunikatë të Kryeministrisë.
Mes tjerash është përmendur se Kosova solidarizohet me popullin e Iranit dhe aspiratat e tyre legjitime për liri, dinjitet dhe të drejta themelore.
"Institucionet e Republikës së Kosovës tashmë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës, dhe se janë duke i monitoruar për së afërmi zhvillimet në Lindjen e Mesme, sikurse edhe implikimet e mundshme për Kosovën dhe rajonin. Ne po ashtu jemi në komunikim të afërt dhe të vazhdueshëm edhe me partnerët tanë strategjikë” është theksuar ndër të tjera në komunikatë.
Izraeli thotë se po sulmon shënjestra të regjimit iranian në Teheran
Ushtria izraelite ka bërë të ditur të dielën se ka nisur një valë sulmesh kundër shënjestrave të lidhura me regjimin iranian në Teheran.
“Një ditë më parë, forca ajrore izraelite ka kryer sulme të shkallës së gjerë për të krijuar superioritet ajror dhe për të hapur rrugën për në Teheran”, është thënë në deklaratë.
Mediat iraniane janë duke raportuar se po dëgjohen shpërthime në kryeqytet.