Ndërlidhjet

Shpërthimet në Teheran më 1 mars.
Shpërthimet në Teheran më 1 mars.

Drejtpërdrejt Dhjetëra viktima nga sulmet hakmarrëse të Iranit

E përditësuar

• Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei u vra të shtunën në zyrën e tij nga sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

• Izraeli tha të dielën se po i vazhdon sulmet kundër shënjestrave të regjimit “në zemër të Teheranit”, teksa Irani po kryen sulme në shtetet e Gjirit Arab.

• Për sulme është raportuar në Dubai të Emirateve, në Doha të Katarit, në Bahrein dhe Kuvajt.

• Presidenti amerikan, Donald Trump e quajti Khamenein “një prej njerëzve më djallëzor në histori” dhe u bëri thirrje iranianëve ta marrin në duar shtetin e tyre.

• Irani u zotua për “ofensivë shkatërruese” kundër bazave amerikane dhe Izraelit, në shenjë hakmarrjeje. Trumpi i tha që të mos veprojë ashtu sepse do të përballet me forcën më të madhe të parë ndonjëherë.

13:08

Vuçiq: Ambasada serbe në Teheran u dëmtua gjatë sulmeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se Ambasada e Serbisë në Iran është dëmtuar gjatë sulmeve në Teheran dhe që stafi i ambasadës është duke u zhvendosur në Baku të Azerbajxhanit.

Radiotelevizioni i Serbisë ka raportuar se nuk ka plagosur në sulm. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar informacione shtesë nga Ministria e Jashtme serbe dhe është në pritje të përgjigjes.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

12:54

Si është situata në vendet e Gjirit?

Bahrein: Sistemet ajrore për mbrojtje në Bahrein i kanë kapur me sukses dhe i kanë shkatërruar raketat balistike dhe dronët iranianë, ka raportuar media shtetërore. Zyrtarët u kanë thënë agjencive të lajmeve në Bahrein që “copëza të kufizuara” të raketave kanë rënë nëpër tokë.

Kuvajt: Media shtetërore në Kuvajt ka raportuar se mbrojtja ajrore i ka parandaluar “një mori sulmesh ajrore armiqësore” të dielën në mëngjes. Ministria e Mbrojtjes në këtë shtet ka thënë se raketat janë kapur në jug të shtetit dhe nuk ka raportime për viktima.

Katar: Ministria e Mbrojtjes e Katarit ka thënë se aeroplanët luftarakë dhe sistemet ajrore për mbrojtje i kanë rrëzuar dronët dhe raketat e nisura nga Irani.

Emiratet e Bashkuara: Një grua dhe një fëmijë janë përballur me dëme minore nga copëzat e një droni të kapur që është rrëzuar në fasadën e një ndërtese në kullat Etihad, sipas autoriteteve në Emirate.


12:41

Putin ngushëllon Iranin për vrasjen e Khameneit

Presidenti rus, Vladimir Putin ka shprehur ngushëllime për vdekjen e liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khameneit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Rusi, TASS.

Ai e ka përshkruar vdekjen e Khameneit si “vrasje cinike që i ka shkelur të gjitha normat e moralit njerëzor dhe ligjit ndërkombëtar”.

Rusia është aleate e Iranit. Vitin e kaluar, dy shtetet janë pajtuar për të përforcuar bashkëpunimin ushtarak dhe kanë nënshkruar traktat 20-vjeçar “të partneritetit strategjik”.

Vladimir Putin.
Vladimir Putin.
12:10

Kush ishte Khamenei?

Ajatollah Ali Khamenei e drejtoi Iranin për dekada. Mbështetësit e tij e shihnin si një udhëheqës të devotshëm dhe të mençur, kritikët e tij si një autoritar të pakompromis që e zhyti Republikën Islamike drejt izolimit të thellë ndërkombëtar. Vitet e tij të fundit si udhëheqës suprem u njollosën nga protesta masive dhe nga një shtypje brutale që la mijëra demonstrues të vdekur.

Ali Khamenei, udhëheqësi autoritar suprem i Iranit, vritet në moshën 86-vjeçare
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:05:28 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG