Qytetarët në mbarë botën festuan Vitin e Ri. Shumica e shteteve vendosën një sërë kufizimesh për festat e fundvitit, me qëllim të frenimit të përhapjes së mëtejmë të pandemisë së koronavirusit.
Festimet për Vitin e Ri në botë

1
Qytetarët marrin pjesë në festimet për Vitin e Ri në Champs-Elysees të Parisit. Këtë vit, autoritetet anuluan festimet tradicionale me fishekzjarrë dhe drita për shkak të pandemisë së koronavirusit. Paris, 31 dhjetor 2021.

2
Fishekzjarrë pranë Akropolit Antik në Athinë gjatë festimeve për Vitin e Ri. Greqi, 31 dhjetor 2021.

3
Katedralja e Shën Paulit në Londër e ndriçuar me drita. Londër, 1 janar 2022.

4
Qytetarët e mbledhur pranë Portës së Brandenburgut për të festuar Vitin e Ri. Berlin, 31 dhjetor 2021.