Ndërlidhjet

Kazakët mbajnë festivalin ukrainas në mbështetje të viktimave të luftës

Pamjet dhe tingujt e Ukrainës u prezantuan në Almati, qyteti më i madh i Kazakistanit, ndërsa më 10 prill u mbajt një festival bamirësie që synonte mbledhjen e fondeve për vendin e shkatërruar nga lufta. Festivali priti artistë, krijues artizanalesh, muzikë e gjithashtu pati edhe tezga me ushqime tradicionale ukrainase.

Në duar kishin tufa dhe vazo të bëra me ngjyrat tradicionale të verdhë dhe blu të flamurit ukrainas, bluza me mbishkrime se ku duhet të shkojë ushtria ruse dhe kurora me lule shumëngjyrëshe.

Të gjitha të ardhurat do të dërgohen në Ambasadën e Ukrainës në Kazakistan për të ndihmuar popullin e Ukrainës.​

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG