Festivali i Dritave në Sarajevë
Në Sarajevë, Festivali i Dritave u hap në Kopshtin Botanik të Muzeut Kombëtar të Bosnjë e Hercegovinës. Festivali do të jetë i hapur për tre muaj. Në kopshtin botanik dhe në mure janë vendosur zbukurime frymëzuar nga ndërtesa e muzeut.
1
Në kopshtin botanik të Muzeut Kombëtar të Bosnjë e Hercegovinës, janë ekspozuar disa instalacione audio-vizuale. Sipas organizatorëve të festivalit, qëllimi është ruajtja e trashëgimisë natyrore, etnografike dhe arkeologjike.
2
Në mesin e shumë skulpturave me drita është edhe ky simbol fluture.
3
Përveç fluturave prej dritave, kopshti pëbëhet edhe nga skulptura tulipanësh ndriçues.
4
Qytetarët e Sarajevës, Alen dhe Ajla Dorfer, e vizituan kopshtin me fëmijët e tyre.
"Unë besoj se diçka e tillë është absolutisht e nevojshme dhe se ne kemi pak ngjarje si kjo dhe mundësi për të parë diçka të tillë. Zakonisht, duhet të udhëtojmë para festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve për ta parë këtë në qytete të tjera të Bashkimit Evropian", tha Ajla Dorfer.