Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Filipine


Fotografi ilustruese.

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit ushtarak në jug të Filipineve është rritur në 29, teksa trupa të tjerë të pajetë janë gjetur, tha ushtria.

Shtatëmbëdhjetë persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërkaq 50 të tjerë janë shpëtuar dhe dërguar në spital për trajtim mjekësor, tha gjeneralmajor, William Gonzales.

Avioni me 92 persona në bord u rrëzua më 4 korrik, pasi doli nga pista, teksa po nisej, raportuan mediat lokale.

Të paktën 40 ushtarë janë shpëtuar nga rrëzimi në ishullin Jolo, që gjendet 1.000 kilometra në jug të Manilës, tha gjenerali Cirilito Sobejana.

“Po bëjmë më të mirën për të shpëtuar pasagjerët”, tha ai për gazetarët.

Fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes shfaqin tym dhe flakë nga aeroplani, i cili është rrëzuar në mesin e disa drunjve.

Shumica e pasagjerëve të këtij aeroplani ishin persona që sapo kishin diplomuar nga ushtrimet bazike ushtarake dhe po udhëtonin drejt një ishulli për t’iu bashkuar një taskë-force që lufton terrorizmin në këtë rajon me shumicë myslimane.

Gjenerali Corleto Vinluan tha se ka pak gjasa që avioni të jetë goditur dhe citoi dëshmitarët të cilët kanë thënë se avioni kishte dalë nga pista.

XS
SM
MD
LG