Ndërlidhjet

Fluturimi i Ryanair-it devijon në Berlin për shkak të “kërcënimit potencial”


Një tjetër fluturim i kompanisë Ryanair është detyruar të aterojë në Minsk, më 23 maj, pas pretendimeve të autoriteteve bjelloruse se në bordin e avionit është vendosur bombë.
Një tjetër fluturim i kompanisë Ryanair është detyruar të aterojë në Minsk, më 23 maj, pas pretendimeve të autoriteteve bjelloruse se në bordin e avionit është vendosur bombë.

Një avion i kompanisë ajrore Ryanair, që do të fluturonte nga Dublini për në Krakov, ateroi në Berlin, pasi ekuipazhi mori një paralajmërim për “kërcënim të mundshëm të sigurisë”.

Kompania irlandeze tha përmes një deklarate se paralajmërimi u lëshua nga kontrollorët gjermanë të trafikut ajror, duke bërë që kapiteni t’i ndjekë procedurat dhe të aterojë në aeroportin më të afërt në Berlin.

Policia gjermane kontrolloi më pas të 160 pasagjerët dhe bagazhet e tyre dhe konstatoi se nuk ka asnjë rrezik, tha Ryanair.

Pasagjerët u dërguan në Krakov me avion tjetër, pas shtatë orësh vonesë.

Gazetat gjermane Bild dhe BZ thanë se avioni është kërcënuar me bombë, por as policia, as Ryanair nuk i konfirmuan këto raporte.

Incidenti vjen pasi, ditë më parë, Bjellorusia ka dërguar një avion luftarak për të përcjellë një fluturim komercial të Ryanair-it nga Greqia në Lituani, duke e detyruar atë që të aterojë në Minsk.

Kjo, pasi autoritetet bjelloruse kanë thënë se kanë marrë informacione se në bordin e avionit është vendosur bombë.

Pas aterimit, gazetari bjellorus, Raman Pratasevich, dhe e dashura e tij, Sofia Sapega, shtetase ruse, janë nxjerrë nga avioni dhe janë ndaluar.

Në avion nuk është gjetur asnjë bombë.

Veprimi i autoriteteve bjelloruse ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe kërkesa për lirimin e Pratasevichit.

Bashkimi Evropian i ka ndaluar fluturimet nga Bjellorusia.

XS
SM
MD
LG